PËR HERË TË NËNTË "MBRËMJET E TË DREJTAVE TË GRAVE" 23.3.2018

 
     
 

 

 

 

 

Dje /08.03.2018, e enjte/ në Qendrën kulturore rinore, me shumë projeksione, ekspozita, performanca muzikore dhe debate, u mbajt edicioni i nëntë i manifestimit "Mbrëmjet e të drejtave të grave".

Mbrëmjet e të drejtave të grave janë alternativë kulturore në shënimin e 8 marsit si një nga datat më të ndritshme në historinë e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dhe njëherit të gjitha grave ua uroi 8 Marsin, Ditën e luftës për të drejtat e grave.

- Programi i edicionit të sivjetmë të Mbrëmjeve të drejtave të grave është shumë i begatë me filma dokumentarë nga produksioni botëror, diskutime mbi feminizmin, emancipimin, aktivizimin e grave si dhe shoqërim muzikor. Për herë të parë këtë vit Qyteti i Shkupit ka mbështetur një film dokumentar për luftën e grave në hapësirat tona i cili do të shfaqet më 29 mars. Kjo sigurisht që është një ngjarje që na ofron mundësinë të ndjejmë rëndësinë e vërtetë të kësaj festë, dhe të mendojmë në mënyrë më komplekse, ndryshe nga deri më tani. Një ngjarje kulturore që përfshin artin, nxit pyetje të ndryshme, kreativitet dhe mundësi për shkëmbim mendimesh. Ecim në drejtim të hapjes së hapësirave ku do të nxitet, njihet, do të ndiqet dhe gjithsesi do të vlerësohet roli aktiv i gruas dhe pjesëmarrja e saj në të gjitha sferat, veçanërisht në kulturë dhe art - tha kryetari Shilegov. 

Kryetari Shilegov foli gjithashtu edhe për planet dhe zhvillimin e Shkupit si një qytet i mundësive të barabarta dhe barazisë midis të gjithëve.

- Puna jonë në të ardhmen do të përqendrohet edhe në krijimin e një mjedisi për jetesë dhe punë, ku burrat dhe gratë do të kenë mundësi të barabarta për realizimin e potencialit të tyre personal, profesional, privat, intim, shpirtëror dhe kulturor. Pjesëmarrja e barabartë e burrave dhe grave në familje dhe në jetën e punës së bashku me pjesëmarrjen e barabartë të burrave dhe grave në procesin e vendimmarrjes, janë parakusht dhe bazë për zhvillimin e një qyteti modern. - theksoi Shilegov.

Në kuadër të edicionit të sivjetshëm të "Mbrëmjet e të drejtave të grave" u mbajt ekspozita "Të pranuarat vs. gratë e padukshme" si dhe dokumentari spanjoll "Kufij dhe premtime".

Si çdo vit, ngjarja përfundoi me diskutime dhe debate me Ana Jovkovska në temën "Tani është momenti - të gjithë për barazi gjinore!", ku bashkëbiseduesit e saj ishin Labina Mitevska, Mersiha Smailoviq, Nenad Markoviq dhe Ana Bunteska.

Aktivitetet e "Mbrëmjet e të drejtave të grave " do të vazhdojë nga 26 deri më 31 maj në Kinotekën e Maqedonisë, ku do të shfaqen disa filma dokumentarë.

Kjo ngjarje është organizuar nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me UN Women, Kinotekën e Maqedonisë, Universitetin e arteve audiovizuale ESRA, Instituti për studime gjinore, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shkup