QYTETI I SHKUPIT DO TA SHËNOJË 21 MARSIN - "DITËN EVROPIANE TË KREATIVITETIT ARTISTIK" 22.3.2018

 

Në suaza të aktiviteteve të projektit "KREART" - Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike (CreArt - Network of Cities for Artistic Creation), Qyteti i Shkupit organizon shumë aktivitete kulturore për shënimin e 21 Marsit - "Dita evropiane e kreativitetit artistik".

Kjo është ngjarja e parë që organizohet në Shkup në kuadër të projektit ndërkombëtar dhe ngjarje të këtilla do të mbahen njëkohësisht edhe në qytete të tjera që janë pjesë e këtij rrjeti.

 

 

 

 

Ngjarja e parë do të mbahet nesër (21.03.2018, e mërkurë) në orën 19:00, Salloni 2 në Muzeun e Qytetit të Shkupit ku do të hapet një ekspozitë me veprat e 9 artistëve të rinj me titull "PORTALE".

Më 24-25 Mars 2018 (të shtunën dhe të dielën) nga ora 10 deri në orën 18:00, në Sallonin 2 të Muzeut të Qytetit të Shkupit do të mbahen studime në terren dhe punëtori edukative me titull "Re TEX", ku do të marrin pjesë studentët e fakulteteve për ridizajnimin e mobiljeve me materiale të ricikluara.

Më 25 mars 2018 (e diel) nga ora 10 deri në orën 14:00, në Sallonin 2 në Muzeun e Qytetit të Shkupit (në bashkëpunim me shkollën fillore "Maximilian") do të mbahet punëtori edukative për fëmijët me materiale ricikluese

 

 

 

 

Më 28 mars 2018 (e mërkurë) në orën 19, në Sallonin 2 do të mbahet debat i hapur i artistëve të rinj e titulluar "ArtTalk" në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Shënimi i Ditës evropiane të kreativitetit artistik do të përfundojë më 2 prill 2018 (të hënën), me një ekspozitë pllakatesh  nga dizajnerët grafikë Marijana Ivanova dhe Simona Tripkova me titull "Kaleidoskop" në orën 19:00 në kafeterinë "Ljubov" në qendrën tregtare "Porta Bunjakovec".

Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Kreart (Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike), që është rrjet evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Projekti ka për qëllim të përmbush nevojat specifike nga institucionet kulturore evropiane dhe artistët për të maksimizuar kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet pamore mund t'i bëjnë me mbështetje më të mirë për artistët, menaxherët, industrinë dhe publikun e gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, ekspozojnë dhe kënaqen në veprat artistike, si dhe duke u mundësuar qasje në trajnime nëpërmjet seminareve, punëtorive dhe programe kërkimore. Udhëheqësi i projektit është qyteti Valladolid nga Spanja, dhe në projekti marrin pjesë 12 partnerë.

 

 

 

 

Me kyçjen në rrjetin e qyteteve "KREART", Qyteti i Shkupit fut iniciativa në jetën kulturore në Shkup në fushën e arteve vizuale përmes krijimit të partneriteteve dhe shkëmbimeve të reja ndërkombëtare dhe njëkohësisht mundëson pjesëmarrjen e artistëve dhe kuratorëve nga Shkupi në aktivitetet programore që mbahen në qytetet partnere të projektit.

Më shumë informacion rreth ngjarjes mund të merren në faqen e internetit të projektit:https://creart2-eu.org/activities/eu-day-of-artistic-creativity

 

http://www.europeandayofartisticcreativity.eu