QYTETI I SHKUPIT PJESË E PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN E EFIKASITETIT ENERGJETIK 21.3.2018

Këto ditë, Qyteti i Shkupit organizoi punëtori në kuadër të projektit ndërkombëtar "Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Efikasiteti energjetik" (Open regional fund for South-Eastern Europe – Energy Efficiency).

Ky projekt udhëhiqet nga GIZ - Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe aty marrin pjesë një numër i madh i vendeve të Evropës Juglindore, si: Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe Kroacia si shtet model.

Ky projekt fokusohet në efikasitetin e energjisë përmes mobilitetit të qëndrueshëm urban në qytetet e Evropës Juglindore, dhe paraqet mbindërtim ose vazhdim të projekteve të deritanishme dhe aktiviteteve që dalin nga Letra qëllimore e cila u nënshkrua në konferencën ndërkombëtare në Berlin, në prill të vitit 2017, si pjesë e “Rrjeti i qyteteve me efikasitet të lartë energjetik në Evropën Juglindore".(Network of Energy-Efficient Capital Cities in South-East Europe). Në këtë takim Letra qëllimore është nënshkruar nga qytetet e Shkupit, Podgoricës, Tiranës, Prishtinës, Sarajevës dhe Zagrebit, si dhe nga qyteti gjerman Freiburg, si qytet model për  praktika të mira.

Në punëtori, përveç punonjësve në administratën e Qytetit të Shkupit, morën pjesë përfaqësues të ndërmarrjeve publike të qytetit, përfaqësues nga një numër i madh i ministrive, komunave dhe përfaqësues të shumë shoqatave qytetare. Në takim para të pranishmëve u drejtuan një numër i madh përfaqësuesish nga Shoqata gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtar të cilët folën për qëllimet e projektit, mënyrën për pjesëmarrje dhe përfitimet që rrjedhin prej projektit.

Përfaqësuesit e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar sot realizuan  takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ku ia prezantuan projektin.

Qëllimi i projektit "Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Efikasiteti energjetik" është mbështetje për qytetet e Evropës Juglindore përmes shkëmbimit të  përvojave dhe praktikave të mira në fushën e efikasitetit energjetik në drejtim të realizimit të angazhimeve dhe obligimeve për uljen e shpenzimit të energjisë, rritjen e efikasitetit energjetik dhe reduktimit të emisioneve të dioksidit të karbonit.