QYTETI I SHKUPIT PËR HERË TË PARË NDAN BURSA PËR SPORTISTËT-NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME 27.4.2018

Qyteti i Shkupit me qëllim të zmadhimit të motivimit të sportistëve të rinj dhe të talentuar – nxënësit e shkollave të mesme, për herë të parë implementon dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe të cilët mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit

Thirrja publike për dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe të cilët mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit është publikua sot, dhe do të zgjasë 10 ditë, deri më 26.04.2018.

Në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë thirrje do të përzgjedhen 100 nxënës të shkollave të mesme, të cilët 8 muaj gjatë vitit 2018 do të fitojnë bursë prej 3.000 denarë(plus tatimin personal të paguar) mjete këto të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit. 

Të drejtën e fitimit të bursës e kanë nënshtetasit e RM-së, që kanë statusin e nxënësit të rregullt ose të çrregullt në shkollën e mesme në territorin e qytetit të Shkupit, me kushtet vijuese: 

Të jenë banorë të qytetit të Shkupit;

Të jenë nxënës në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit;

Të jenë sportistë dhe sportiste aktive, anëtarë të klubeve sportive të regjistruara në territorin e qytetit të Shkupit dhe të jenë të regjistruar në federatat kombëtare sportive në Maqedoni;

Të manifestojnë arritje të larta sportive gjatë vitit të kaluar 2017 dhe 2018, deri në kohën e përfundimit të thirrjes publike.

Të gjithë të interesuarit për këtë thirrje publike mund ta shikojnë atë në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit dhe për informata shtesë mund të lajmërohen edhe në numrat e telefonit 02 / 3297-238 dhe 02 / 3297-320.

Fletëparaqitje duhet të deponohen deri te Qyteti i Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bul. „Ilinden” nr.82, 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16),  më së voni deri më 26.04.2018 deri në orën 15:00.