JANË HEDHUR 100 TON KRIPË NË RRUGËT E QYTETIT 17.4.2018

Gjatë 24 orëve të kaluara ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në rrugët e qytetit, ku kanë hedhur 45 tonë kripë. Të gjitha rrugët e qytetit janë të pastruara dhe të kalueshme.

Ekipet kanë intervenuar në të gjitha urat, qarkoret, nënkalimet, mbikalimet dhe zonat e larta, si dhe në të gjitha të ashtuquajtura “pika të zeza” në qytet dhe pikat kritike në rrugët e qytetit. 

Edhe gjatë ditës së sotme  ekipet e shërbimit dimëror po mbikëqyrin gjendjen e rrugëve të qytetit dhe do të ndërhyjnë sipas nevojave dhe kushteve në terren.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.