PROJEKTI “MUNDËSI TË HAPURA” 12.4.2018

Kryetarja e Këshillit  të Qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva sot (03.16. 2018), mori pjesë në hapjen zyrtare të projektit IPA për ndërmarrësi sociale "Mundësi të hapura", që u mbajt në Info Qendrën të BE-së në Shkup.

- Është i njohur fakti që territori, hapësira dhe mjedisi i diktojnë kushtet e ekzistencës së një komuniteti. Në çfarë do lloj të territorit, hapësirë dhe mjedis veprojnë dhe mbijetojnë qytetarët të kategorive të grupeve të rrezikuara kjo më nuk mund të jetë çështje e parëndësishme - theksoi Ljubica Jançeva.

Ajo shtoi se Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me organizatën HERA përmes këtij projekti evropian "Mundësi të hapura”, jo vetëm që tregon liderizëm lokal, por është edhe paradigmë për mbështetjen e nevojshme nga autoritetet lokale për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale, gjë që çon në ekspozimin e konturave ideologjike deri te institucionet inkluzive dhe qasëse , sidomos për grupet e rrezikuara të qytetarëve.

- Qyteti i Shkupit, nëpërmjet partneritetit të dakorduar me projektin, tregon dhe praktikon humanitetin, solidaritetin, vullnetin dhe udhëheqjen, përmes mbështetjes teknike konkrete të sipërmarrësve potencialë socialë dhe organizatave joqeveritare që punojnë me kategori të grupeve të rrezikuara të qytetarëve / komuniteteve të margjinalizuara në tregun e punës, me theks të veçantë për gratë rome për të krijuar ndërmarrje sociale në territorin e Qytetit të Shkupit - tha Jançeva.

Projekti "Mundësi të hapura" nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe mentorimit, krijimit  të politikave, si dhe rrjetëzimit dhe pilotimit të masave konkrete do të kontribuojë shumë në zhvillimin e ndërmarrjes sociale. Për më tepër, është parashikuar gjithashtu që t'u jepen grante organizatave joqeveritare që do të jenë të gatshme për të formuar ndërmarrje sociale për përfshirjen e personave nga komunitetet e margjinalizuara në tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, do të punojmë gjithashtu në krijimin e politikave lokale për hapjen e bizneseve sociale, duke zhvilluar një strategji lokale dhe plan aksional për Qytetin e Shkupit.

Projekti "Mundësi të hapura", i cili është financuar nga Unioni Europian,  Programi IPA për shoqëri qytetare dhe media 2016-2017, zyrtarisht fillon nga dita e sotshme dhe do të zgjasë 2.5 vjet (30 muaj). Është ky një projekt evropian i Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA, organizuar në partneritet me Udruga për zhvillim kreativ SLAP nga Kroacia dhe Qyteti i Shkupit.