PASTRIMI I QYTETIT VAZHDON NË KARPOSH 27.4.2018

Qyteti i Shkupit, si pjesë e masave afatshkurtra për zvogëlimin e ndotjes, do të vazhdojë pastrimin e qytetit, dhe gjatë ditëve në vijim do të pastrohet territori i komunës së Karposhit.

-Një nga arsyet për ndotjen e ajrit janë mbeturinat nëpër parqe. Ky aktivitet është vazhdim i aksionit për pastrim i cili u zhvillua muajin e kaluar në Çair, Butel dhe Shuto Orizarë, si rajone ku shumica e amvisërive ngrohen me dru, me djegien e të cilëve rritet sasia e grimcave PM10 në ajër - tha Kryetarja e Këshillit të Qytetit Shkup, Ljubica Jançeva.

Qyteti i Shkupit përmes Sektorit për punë komunale dhe NP "Parqe dhe gjelbërimi", për shkak të kushteve të favorshme të motit e filloi realizimin e Programit për ngritjen dhe rikonstruimin e gjelbërimit publik në qytetin e Shkupit.

- Paralelisht me pastrimin, në këto lokacione punojmë edhe në gjelbërimin e parqeve, rindërtimin e sipërfaqeve të barit dhe riparimin e sistemeve të ujitjes dhe vendosjen e spërkatësve të reja ku asnjëherë nuk ka pasur. Kështu që po rikonstruohen sipërfaqet e barit në Parkun e Qytetit në dy lokacione: liqeni te Stadiumi dhe hapësira përballë parkingut para Fontanës dhe hyrja në Parkun e Qytetit, si dhe sipërfaqja me bar në bregun e lumit Vardar dhe sipërfaqja e gjelbër prapa QKR. Rregullimi hortikulturor i sipërfaqes publike dhe ngritja e një sipërfaqe të re të parkut është duke u realizuar në bul.Brigada e dytë maqedonase, bul. Brigada maqedonase-kosovare, bul. Hristijan Todorovski - Karposh dhe në rrugën Samoilova - tha Ljubica Jançeva.

Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, theksoi se prioritet i Qytetit është përmirësimi i mjedisit jetësor dhe këtë do ta arrijnë duke kompensuar gjelbërimin e humbur dhe rritjen shtesë të parqeve në të gjitha komunat në qytet.

- Po fillojmë aksion të koordinuar së bashku me NP "Parqet dhe gjelbërimi" për pastrimin e gjelbërimit, për heqjen e mbeturinave në mes të ndërtesave të banimit, mbledhjen dhe transportimin e gjetheve nga hapësira publike, krasitjen e degëve dhe shkurreve të thara. Qëllimi është ta pastrojmë Karposhin dhe ngadalë të përgatitemi për ofensivën e gjelbër që do të fillojë në pranverë në komunën e Karposhit - tha kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev.

Aksioni realizohet nga ndërmarrja publike e qytetit "Parqet dhe gjelbërimi" me të gjithë potencialin njerëzor dhe teknik që posedon.

Kah fundi i vitit të kaluar, Qyteti i Shkupit organizoi pastrim dhe u hoqën mbi 3.000 metra kub mbeturina nga parqet dhe rrugët në Shkup. Qëllimi ynë është që ky pastrim të bëhet praktikë të rregullt dhe gjelbërimi dhe rrugët në të gjithë qytetin të jenë vazhdimisht të pastra.