NESËR NËN MOTON "VOZISIM DREJT ARDHMËRISË" DO TË MBAHET “GARA ME ROSHULLA 2018“ 25.4.2018

Nën moton "Vozisim drejt ardhmërisë” nesër 25 prill (e mërkurë), në orën 12:00 për herë të shtatë, do të mbahet gara me roshulla .

Pika startuese do të jetë në bulevardin "Ilinden"  prej te fontana  në Parkun e qytetit do të lëvizë deri te qarkorja e bul. "Ilinden" me rrugën "Nikola Tesla" (tek NP "Parqe dhe gjelbërime").

Me mendimin në trup të shëndetshëm, mendje të shëndoshë, Qyteti i Shkupit dhe Institucioni publik "Qendra kulturore e fëmijëve - Karposh" në Shkup duan t'i nxisin të rinjtë që t'i duan rroshullat dhe ta zhvillojnë një frymën e miqësisë masive. Me avancimin e sportit të rroshullave , qyteti u pasurua me një manifestim tjetër masiv, i cili është bërë tradicional dhe që nga viti në vit është bërë më masiv. Pjesëmarrës janë fëmijë nga 30 dhe më shumë shkolla fillore nga qyteti dhe rrethina e tij.

Në ROLERIADË do të ndahen nga 3 shpërblime për pjesëmarrësit më të suksesshëm në garën për vajza dhe për djem.