KRYETARËT SHILEGOV DHE KAMINIS MBAJTËN KONFERENCË PËR MEDIA NË ATHINË 24.4.2018

 

 

 

 

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis, sot (9 shkurt 2018, e premte), në Athinë, realizuan takimin e parë zyrtar, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se po zhvillohet gjatë një periudhe të dialogjeve intensive midis dy vendeve.

- Për ne, si bartës të pushtetit vendor, ky takim paraqet fillimin për bashkëpunim më të ngushtë mes dy qyteteve me të cilin duam të krijojmë kushte për zhvillim më të madh të rajonit dhe stabilitetit rajonal. Duke pasur parasysh se qytetarët tanë përballen me të njëjtat sfida në jetën e përditshme, shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit do të kontribuojnë, që së bashku të marrim pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për nevojat bashkëkohore të bashkëqytetarëve tanë. Në këtë drejtim po investojmë tërë potencialin tonë që të krijojmë kushte më të mira jetese dhe ta rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve të Shkupit dhe Athinës - tha Shilegov.

Ai shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë i qyteteve do të thotë hapje e mundësive të reja për zhvillim dhe përparim, prandaj e hapim edhe rrugën për afrimin e ndërsjellë. Duke theksuar se qëllimi është që kjo të jetë në interes të bashkëqytetarëve tanë dhe bashkërisht të marrin pjesë në përparimin e të ardhmes së qyteteve brenda familjes evropiane.

- Miqësia është virtyt që u përshtatet guximtarëve. Iniciativat që i lidhin popujt dhe rajonet në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin produktiv janë nisma miqësore. Prandaj besoj se ne kemi vullnet të fortë dhe kapacitet për të përforcuar miqësinë tonë në të ardhmen – tha kryetari Shilegov.

- Nga dita e parë e zgjedhjes së kryetarit Shilegov, ne jemi në komunikim. Ai është politikan progresiv dhe modern që e kupton rëndësinë e bashkëpunimit të mirë midis qyteteve. Në këtë takim të parë kemi rënë dakord për bashkëpunim në disa fusha si politika sociale, ndryshimet klimatike dhe digjitalizimi, ndërsa në javët e ardhshme do të realizojmë një vizitë në Shkup ku do të nënshkruajmë Memorandum bashkëpunimi. Në takimin e sotëm, ne diskutuam për bashkëpunimin që do të rrisë besimin dhe do të krijojë politikë optimizmi midis dy qyteteve dhe dy vendeve - tha kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis. 

Shilegov dhe Kaminas, si kryetarë përballen me fuqinë e qyteteve që po bëhet gjithnjë më e madhe, ballafaqohen me më shumë sfida që janë thelbësore për jetën e përditshme të bashkëqytetarëve të tyre

Kryetarët e dy kryeqyteteve theksuan vendosmërinë e tyre që të ndërtojnë më shumë ura bashkëpunimi dhe të jenë forca lëvizëse për afrimin e dy vendeve fqinje