REAGIM 24.4.2018

 

 

 

Qyteti i Shkupit i demanton ashpër akuzat dhe dezinformatat e publikuara dje (20 mars 2018) në internet portalet ku thuhet se menjëherë pas kthimit të linjës së autobusit me numër 50 në QTQ,  stacioni i autobusit është mbyllur përsëri, duke manipuluar në këtë mënyrë me publikun.

Ju informojmë se rikahëzimi i lëvizjes së autobusit me numrin 50 është i përkohshëm dhe bëhet me qëllim të kryerjes së punimeve ndërtimore, gjegjësisht aty po realizohen punime për riparimin e rrugës që kalon nën QTQ. Pas përfundimit të këtij riparimi, autobusët përsëri do të ndalen në stacionin e autobusit në bodrumin e QTQ. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t'ju rikujtojmë se për rihapjen e këtij stacioni nuk janë shpenzuar mjete të Qytetit të Shkupit.

 

Në këtë kontekst duam të informojmë publikun se mediat nuk duhet të krijojnë huti tek shfrytëzuesit e NQP duke paraqitur gjysmë të vërteta me paraqitjen e regjimeve të përkohshme të trafikut si të përhershme.