![](/media/2403/oficijalna-poseta-na-pariz-sredna-so-kristof-najdovski-naslovna.jpg)
SHILEGOV NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË FRANCËS: BASHKËPUNIMI DUHET TË PËRMIRËSOHET 19.4.2018
Petre Shilegov po i vazhdon takimet e tij në Paris në kuadër të vizitës së tij zyrtare si kryetar i Qytetit të Shkupit.
Pas takimeve me afaristët francezë, ai dje dhe sot pati takime me administratën e qytetit të Parisit, si dhe realizoi takim në Drejtorinë për Evropën Kontinentale pranë Ministrisë së punëve të jashtme.
Me zëvendës-kryetarin e Parisit, Kristof Najdovski, i angazhuar për trafikun publik në qytet, kanë diskutuar për vizionet e zhvillimit të administratës së re të qytetit dhe përvojat që kryeqyteti i Francës mund t'i transferojë në Shkup. Ata shkëmbyen ide për mundësinë e futjes së transportit të tramvajit në Shkup, sistemet për ndarjen e biçikletave dhe automobilave (bike-share и car-share) si dhe shkëmbyen përvoja në zbatimin e politikave të parkimit në të dy qytetet.
Najdovski ofroi ndihmë në përgatitjen e planeve dhe strategjive të ardhshme për këto çështje nga Qyteti i Parisit.
Në Drejtorinë për Evropën Kontinentale në ministrinë e punëve të jashtme të Francës, Shilegov foli për intensifikimin e aktivitetit ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit dhe nevojën për rritjen e diplomacisë së qytetit me qytetet kryesore evropiane, përveç bashkëpunimit të rregullt me qytetet e binjakëzuara. Kryetari i Shkupit mori mirënjohje për aktivitetin e tij për ngrohjen e marrëdhënieve me fqinjët dhe suksesin e vizitës në Athinë muajin e kaluar. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi duhet të thellohet dhe se Shkupi dhe Maqedonia duhet të përfshihen më aktivisht në aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, kështu që në takim u diskutua për projekte politike, kulturore dhe arsimore në këtë drejtim.
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK