QYTETI I SHKUPIT ME TRAJNIME PËR PASTRUES TË OXHAQEVE 16.5.2018

 

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për  punësim të Republikës së Maqedonisë do të realizojë trajnime për pastrimin e oxhaqeve për 25 persona të papunë. Trajnimi është planifikuar të fillojë më 1 qershor do të zgjasë tre muaj dhe regjistrimi është deri më 10 maj.

Kandidatët gjatë kohëzgjatjes së trajnimit do të marrin pagesë prej 9,000 denarë në muaj. Pas përfundimit të trajnimit, secili kandidat, përveç certifikatës, do të pajiset me materiale themelore për hapjen e biznesit dhe punësimit, duke pasur parasysh se pastrimi i oxhaqeve do të subvencionohet nga Qyteti.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit këtë vit parashikoi 10 milionë denarë për subvencione për pastrimin e oxhaqeve. Këto subvencione do të realizohen pas trajnimit me sukses të 25 personave aktualisht të papunë.

 

 

- Derisa ajri në Shkup është relativisht i pastër dhe sezoni i ngrohjes është pothuajse pas nesh, po punojmë që një nga një t'i eliminojmë shkaktarët e ndotjes. Javën e kaluar u lëshua në përdorim filtri i ri në Drisla, me çka kjo deponi më nuk do të jetë faktor ndotjeje dimrin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë në rrjedhë është thirrja publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e koftorëve me peleta përmes të cilit parashikojmë mjete për rreth 500 familje të reja në sezonin e ardhshëm të ngrohjes të cilët ngrohen me peleta, si mënyrë alternative për ngrohjen e shtëpive të tyre. Prej kësaj jave, megjithatë, përqendrohemi te oxhaqet që ndotin ajrin për shkak të grimcave të akumuluara. Në Shkup janë të regjistruar vetëm 8 persona që pastrojnë oxhaqe ndërsa 45% e numrit të përgjithshëm të familjeve në Shkup ngrohen me dru, që është një e treta e ndotjes totale të ajrit në Shkup. Sipas disa të dhënave në Shkup ka mbi 60.000 oxhakë që pastrohen shumë rrallë dhe dihet se oxhaku i papastër ndot të paktën dy herë më shumë se oxhaku i pastruar. Tani, me këtë hap, ne parashikojmë që mijëra oxhakë të pastrohen nga fillimi i sezonit të ardhshëm të ngrohjes - tha kryetari Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.

Shilegov theksoi se kjo nuk e zgjidh plotësisht problemin e ndotjes së ajrit në Shkup gjatë periudhës së dimrit, por Qyteti i Shkupit po punon që një nga një t'i eliminojë shkaktarët e ndotjes  në një afat të gjatë.

Kryetari Shilegov gjithashtu ua uroi ditën e Punës -1 Majin të gjithë punëtorëve në Shkup.