NESËR DHE PASNERSËR FESTIVALI I LULEVE NË NGJYRAT E YLBERIT 15.5.2018

 

Nesër dhe pasnesër (12 dhe 13 maj 2018) në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit do të mbahet Festivali i pestë i Luleve të Shkupit, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe i organizuar nga NP "Parqe dhe gjelbërimi". Këtë vit motoja e festivalit është "Në ngjyrat e ylberit".

 

 

Festivali do të fillojë më 12 maj me defile lulesh që do të fillojë nga fontana "Lulja e Lotusit" në orën 11 ku do të marrin pjesë fëmijë nga institucionet para shkollore dhe shkollat fillore, të veshur me ngjyra të ylberit. Fëmijët do të lëvizin në pesë shtigje të ndryshme në park, te shoqëruar nga më shumë se 200 çiklistë. Hapja zyrtare e festivalit të luleve, është caktuar për në pra 12 dhe me performancat e tyre festivali do të pasurohet nga Arsihana Luçi, fëmijët nga "Bilbili i artë", Diana Tahiri dhe Studio e dramës OXO.

Gjatë dy ditëve të festivalit, vizitorët në Parkun e Qytetit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete tërëditore që i ofron programi, të shikojnë lloje të ndryshme të luleve dhe aranzhime lulesh, të ndjekin shou shfaqje me magjistarë, të ushtrojnë joga dhe zumba në ambient të hapur, të dëgjojnë muzikë dhe të kalojnë momente të këndshme me të dashurit.

 

 

Festivali i pestë i Luleve të Shkupit synon t'i bashkojë më një vend të gjithë dashamirët e luleve dhe natyrës, artistët, fëmijët dhe nxënësit të cilët do të shprehin shkathtësinë e tyre me lule, zbukurime dhe dizajn, për të promovuar kultivimin dhe rritjen e luleve para qytetarëve, për t'u përfshirë në punëtori dhe për të mësuar diçka më shumë rreth luleve, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë manifestim, sivjetë do të prezantohen 40 ekspozues të luleve dhe firma për kopshtari dhe rregullim peizazhi, institucione dhe organizata joqeveritare në fushën e ekologjisë.

Festivali për vizitorë do të jetë i hapur deri në orën 18:00 të dielën (13 maj 2018).