SHKUPI DHE VIENA VENDOSIN MARRËDHËNIE TË AFËRTA MIQËSORE 11.5.2018

Kryetari Shilegov, gjatë vizitës së tij të punës në Vienë, sot pati takime me Kryetarin e Krahinës së Vienës, Dr. Mihael Hojpl.

 


Në takim, dy kryetarët diskutuan për vizionet zhvillimore të udhëheqjes së re të qytetit, si dhe idetë dhe praktikat që Viena mund t’ia transferojë Shkupit në këtë fushë. Gjithashtu në takim u shkëmbyen eksperienca për parkimin zonal të qytetit dhe hapësirën e parkimit në të dy qytetet.

 

 

 Shilegovi gjatë ditës së sotme gjithashtu u takua me nënkryetaren e Vjenës, Marija Vasilaku, përgjegjëse për urbanizëm dhe trafik, mbrojtjen e mjedisit jetësor, planifikimin energjetik dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në krijimin e politikave publike të qytetit në Vienë.

 

Në këtë takim, Shilegovi dhe Vasilaku diskutuan për transportin publik dhe vendosjen e tij efikase, për projektet e ndarjes së biçikletave, si dhe për zhvillimin e Shkupit në një qytet me efikasitet energjetik dhe të gjelbër.

 

Përveç këtyre dy takimeve, kryetari Shilegov u takua edhe me udhëheqesinë e Shoqatës turistike të Vjenës, Norbert Ketner, dhe anëtarin e kuvendit krahinor Omer-Al Rami.