QYTETI I SHKUPIT MBOLLI Ë 50 DRURË SHUMËVJEÇAR TE URA E GURIT NË GJORÇE PETROV DHE NË ÇAIR 10.5.2018

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot mbollën drunjë të rinj në tri lokacione, tek Ura e Gurit, në Gjorçe Petrov dhe në parkun e Çairit. Janë mbjellë mbi 50 fidanë shumëvjeçarë me cilësi të lartë që do ta zbukurojnë hapësirën dhe do të kontribuojnë për mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor. Në këto aksione për gjelbërimin e Shkupit morën pjesë kryetari Shilegov, kryetarët e komunave Gjorçe Petrov dhe Çair, Aleksandar Naumoski dhe Visar Ganiu, dhe drejtori i NP "Parqe dhe gjelbërime", Adrian Muça.

 

 

- Vazhdojmë me aksionin pranveror për gjelbërimin e qytetit, kësaj radhe në tri lokacione. Në këtë pjesë të qytetit, midis Urës së Gurit dhe Muzeut të luftës maqedonase, mbollëm  njëzet fidanë shumëvjeçarë me cilësi të lartë të llojit frashën. Rreshti i drurëve që ekzistonte në këtë sipërfaqe të gjelbër para realizimit të projektit "Shkupi 2014", u shkatërrua dhe u zëvendësua me palma shumë të shtrenjta fati i të cilëve është i njohur mirë për opinionin. Ne morëm obligim para  qytetarëve ta kthejmë gjelbërimin e humbur të cilin qeveria e mëparshme e shkatërroi ku do që arrinte, ndërsa ne po luftojmë për çdo centimetër të hapësirës së lirë për gjelbërim të ri - tha Shilegov në aksionin e sotshëm për mbjelljen e drurëve.

 

 

Sot, u gjelbërua edhe hapësira përgjatë rrugës "Ushtria maqedonase", në komunën Gjorç Petrov. Këtu u mboll rresht i ri i drurëve me 10 fidanë shumëvjeçarë të llojit frashën.

 

 

Lokacioni i tretë ku u mbollën fidanë është parku në Çair, pas stadiumit, ku u pasurua me rresht të ri prej 15 fidanëve gjetherënës, fidanë dekorative të llojit të qershisë japoneze dhe 5 fidanë të rinj të llojit frashën. Si pjesë e këtij aksioni, ekipet e NP "Parqet dhe Gjelbërime" i hoqën rrënojat e vjetra të cilat ishin prerë disa vjet më parë dhe në vendin e tyre u mbollën fidanë të rinj gjetherënës .

 

 

Pas përfundimit të aksionit pranveror për mbjelljen e 2.000 drurëve të rinj, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në vjeshtë, kur do të mbillen 8. 000 të reja. Me këtë, Shkupi do të ketë më shumë se 10.000 fidanë të rinj me cilësi të lartë.