DEMANT 10.5.2018

Qyteti i Shkupit i demanton akuzat e paraqitura në kumtesën e sotme  të VMRO-DPMNE, ku ata thonë se subvencionet për blerjen e biçikletave për qytetarët po zvogëlohen.

Duam ta informojmë publikun se shuma që Qyteti i Shkupit e ka paraparë për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave këtë vit është i njëjtë me atë të vitit 2017, më saktësisht 10 milionë denarë. Ky fakt tregon se nuk është çështje e zvogëlimit të subvencioneve apo ndonjë reduktim i mjeteve të parashikuara për këtë aktivitet, por mënyra të reja për rishpërndarjen e tyre.

Risi është se sivjet shuma më e lartë me të cilën Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë në blerjen e biçikletave do të reduktohet në 3.000 denarë, me qëllim për të rritur numrin e qytetarëve që do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të blejnë biçikletë. Me këtë, Qyteti i Shkupit dëshiron të stimulojë sa më shumë qytetarë të jetë e mundur për të blerë dhe përdorur biçikleta, në krahasim me një numër më të vogël të qytetarëve për të blerë biçikleta më të shtrenjta.

Përveç kësaj, në thirrjen publike të këtij viti do të sigurohen edhe 1 milion denarë për subvencione për blerjen e biçikleta manual (biçikleta dore), si dhe biçikleta dore me pajisje elektrike për personat me nevoja të veçanta. Kjo kategori personash për herë të parë është përfshirë me një thirrje të këtillë dhe për herë të parë do t'u sigurohet ndihma për blerjen e këtyre biçikletave speciale, në vlerë prej 50% shumës, por jo më shumë se 90,000 denarë për person, duke përfshirë tatimin personal mbi të ardhurat.

Nga 10 milionë denarë të parashikuar për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave, 9 milionë denarë do të ndahen për subvencione për blerjen e biçikletave dhe 1 milion denarë do të ndahen për subvencione për blerjen e biçikletave me dorë ose për biçikletat elektrike manual për personat me nevoja të veçanta.

Subvencionimi për blerjen e biçikletave është një nga masat e Qytetit të Shkupit për promovimin e biçikletës si mjet rekreacioni dhe transporti, përdorimi i të cilit ka shumë përfitime: është i arritshëm financiarisht, ekonomikisht i zbatueshëm dhe mjet transportit ekologjik, kontribuon në reduktimin e dendësisë së trafikut, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit ambiental.