INTERESIM I MADH I SHKOLLAVE TË MESME PËR PROGRAMET STUDIMORE TË FAKULTETEVE DHE UNIVERSITETEVE 7.5.2018

Nxënësit e shkollave të mesme nga 22 shkolla të mesme treguan interes të madh dhe u njohën me programet studimore në fakultetet dhe universitetet në kuadër të projektit "Shkollat e Qytetit të Shkupit me dyer të hapura për fakultetet dhe universitetet për promovimin e programeve të tyre studimore", që u realizua në periudhën nga data15 mars deri më 1 prill të këtij viti.

 

Universitetet dhe fakultetet patën mundësi t'i paraqesin programet e tyre në një ditë të përcaktuar, pa penguar në orët mësimore,  dhe universitet dhanë përgjigje në pyetjet që i parashtruan qytetarët e ardhshëm akademik. Programet e tyre studimore  u prezantuan para 150 nxënësve në vitet e fundit të arsimit të mesëm në çdo shkollë.

 

Për realizimin e projektit u angazhua një ekip ekspertësh nga Sektori për arsim i Qytetit të Shkupit, shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit me shërbimet e tyre profesionale, kujdestarët e klasave, dhe punonjësit e tjerë administrativë, të cilët dhanë mbështetje serioze për realizimin e ditëve të hapura.


Suksesi i ditëve të hapura dhe numri i madh i nxënësve të interesuar hapin mundësinë që aktivitetet e tilla të bëhen praktikë e rregullt në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit.