TREMOLO 2018 7.5.2018

 

 

Qendra kulturore e fëmijëve - Karposh dhe Qyteti i Shkupit nga dita e nesërme (3 maj) deri më 6 maj 2018 do ta organizojnë Festivalin ndërkombëtare të kitarës klasike “Tremolo”.

Ky festival ndërkombëtar, i cili mbahet për herë të nëntë në Shkup, është garë për kitarë klasike në të gjitha kategoritë studentore, nxënësve të mesme, si dhe master orë.

Këtë vit anëtarë të jurisë janë kitaristë të njohur botëror: Nikola Montela nga Italia, Zoran Aniç nga Kroacia, Xhevdet Sahatçia nga Kosova, Nikolai Mihailov nga Bullgaria dhe përfaqësues të Komisionit nga Maqedonia janë: Darko Bageski, Borce Naumovski dhe Ljubomir Naçeski.

Për kënaqësinë e publikut do të mbahen tri koncerte:në Muzeun e Luftës Maqedonase - Shkup më 3 maj në orën 20:00, në QKR - Klub & Restorant më 4 maj në ora 21:00 dhe në Qendrën informative kulturor - QIK në Sallonin 19,19 më 5 Maj në orën 20:00.

Më 6 maj, do të mbahet koncerti i fituesve sipas kategorive të konkursit në Sallën e Koncerteve të QKF "Karposh" në orën 18.30, ku do të ndahen çmimet dhe shpërblimet e pjesëmarrësve.



PROGRAMI

3 maj 2018 (e enjte)

Hapja e festivalit me Nikola Montela - Itali
Muzeu i luftës maqedonase - Shkup në ora 20:00


Maj 4, 2018 (e premte)

Xhez Trio "Kabadaja" - Maqedoni
QKR Klub & Restorant në ora 21:00


5 maj 2018 (e shtunë)

DUO "Muçklica" - Serbi
Zoran Aniç dhe Nenad Ljubenoviç
Salloni 19,19- QIK në ora 20:00


6 maj 2018 (e diel)

Koncert i fituesve sipas kategorive - kitarë klasike
"QKF-Karpos" në orën 18.30

 

Hyrja për të gjitha koncertet është falas.

Me realizimin e suksesshëm të festivalit "Tremolo", QKF- Karpos nxit dhe jep mbështetje për zhvillimin dhe promovimin e këtij lloji të artit në Republikën e Maqedonisë.