NDESHJET FAJNL FOR PËR VITIN SHKOLLOR 2017/2018 7.5.2018

 

Në ndeshjet përfundimtare të qytetit FAJNL FOR, të cilat sot (3 Maj) u luajtën në sallën sportive të shkollës së mesme "Zef Lush Marku" në sportet ekipore futsoll  dhe hendboll, në konkurrencën e vajzave dhe djemve, mori pjesë edhe kryetari Shilegov.

- Jam krenar që sot kam rastin t'ju përshëndes dhe të shoqërohem me ju. Më lejoni menjëherë dhe me gjithë zemër t’ju uroj që keni arritur rezultate për çdo respekt, rezultate të mëdha për promovimin e sportit në shkollat e mesme. Sporti është një mjet i rëndësishëm në zhvillimin e të rinjve. Qyteti i Shkupit është përkushtuar në mbështetjen e të rinjve të cilët janë të motivuar për të bërë sport. Punojmë në avancimin e mëtejshëm të sportit shkollor dhe motivimin e të rinjve të merren me sport sa më shumë, dhe për këtë qëllim për organizimin e sportit shkollor në Shkup kemi ndarë 2,300,000 denarë - tha Shilegov.

 

 

Ai theksoi se për nxitjen e sportit në shkollat ​​e mesme, Qyteti vazhdon me buxhet në rritje prej 1.400.000 denarë (për 400.000 denarë më shumë se vitin e kaluar), mjete të destinuara për të vizituar reprezentacionet  më të mira të shkollave të mesme urbane në sportet kolektive në një nga qytetet e binjakëzuara të Qytetit të Shkupit.

 

 

Deri më tani nxënësit kishin vizita të suksesshme në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje dhe Beograd, ndërsa Qyteti i Shkupit këtë vit ka siguruar mjete buxhetore për udhëtimin në qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Gjermani, për ekipet me të mira të shkollave të mesme në futboll të vogël, volejboll, hendboll dhe basketboll, në konkurrencën e vajzave dhe djemve.

 

 

- Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që me angazhimin tuaj dhe angazhimin e profesorëve tuaj të edukatës fizike, viteve të fundit, ju keni treguar se vetëm me punë të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe të përkushtuar arrihet rezultati i dëshiruar. Gëzohem që ambicia juaj për sport po përparon dhe po zhvillohet. Nga zemra, ju uroj që edhe më tutje me zell dhe përkushtim të bëni sport dhe mbroni ngjyrat e shkollave tuaja, në të njëjtën kohë duke mbrojtur imazhin dhe dinjitetin e Qytetit të Shkupit - theksoi Shilegov.

Kryetari Shilegov iu falënderua edhe profesorëve të sportit dhe aktiviteteve sportive, për mbështetjen dhe për investimin e pa kursyer në ekipet e tyre për sportin shkollor për të arritur nivel më të lartë.

 

 

Gjatë këtij viti shkollor, 245 ekipe morën pjesë në sistemin e garave në shkollat ​​e mesme në Shkup, ndërsa u luajtën mbi 1.000 gara, ku u përfshinë rreth 6. 000 nxënës nga 29 shkolla të mesme në Shku. Sotu luajtën ndeshjet finale në futsall dhe hendboll u luajtën, ndërsa nesër (4 maj) në të njëjtën sallë do të luhet ndeshja përfundimtare në volejbollit dhe basketboll në konkurrencën e vajzave dhe djemve.