SHILEGOV: E KOMPENSOJMË GJELBËRIMIN E SHKATËRUAR NË LOKACIONIN “RINGU I VOGËL” 4.5.2018

 

 

Qyteti i Shkupit vazhdon aksionin pranveror për gjelbërimin e hapësirave publike në të cilat planifikohet të mbillen më shumë se 2.000 fidanë. Sot, para objektit të “Posta e Maqedonisë”, në bulevardin VMRO do të mbillen 16 drurë të llojit panje.

Kryetari Shilegov i cili mori pjesë në aksionin e sotshëm për mbjelljen e drurëve shpjegoi se në vitin 2013, sipas një hulumtimi të gjendjes së gjelbërimit në Ringun e vogël, sipërfaqet e gjelbra në këtë pjesë të Shkupit janë zvogëluar për 50%, si rezultat i ndërtimeve në sipërfaqet e gjelbra në kuadër të projektit "Shkupi 2014 ".

- Morëm obligim para qytetarëve për të rikthyer gjelbërimin e humbur që qeveria e mëparshme e shkatërronte ku do që arrinte, ndërsa ne po luftojmë për çdo centimetër të hapësirës së lirë për gjelbërim të ri. Në këtë vend, do të mbillen 16 fidane me cilësi të lartë të llojit panje, të cilat do të ujiten me sistemin pikë-pikë. Pas përfundimit të aksionit pranveror, vazhdojmë në vjeshtë, me mbjelljen e 8.000 drurëve, me të cilat Shkupi këtë vit do të ketë më shumë se 10.000 fidane të reja me cilësi të lartë - tha sot kryetari Shilegov.

Shilegov rikujtoi se fidanët që do t'i mbjellë Qyteti i Shkupit së shpejti do të marrin emrat e fëmijëve të porsalindur në qytet si pjesë e projektit "Dru për çdo fëmijë" dhe se administrata e qytetit do të vazhdojë me ripërtëritjen e gjelbërimit të humbur në të gjitha komunat e qytetit.

Qëllimi kryesor i Qytetit të Shkupit për banorët e kryeqytetit është që të ofrojë më shumë sipërfaqe të pastra të gjelbra, të cilat do të jenë përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e qytetarëve.