FËMIJËT DHE HIGJIENA KOMUNALE NË BOTËN E EKOLOGJISË 3.5.2018

Kryetari Shilegov, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Lujsa Vinton, drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdylsamed Shabani dhe kryetarët e komunave të Shkupit, sot morën pjesë në manifestimin "Fëmijët dhe KHS në botën e ekologjisë".

 

 

- Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua që jemi pjesë e kësaj ngjarje të organizuar në suaza të ditëve të ekologjisë. Rritja e vetëdijes ekologjike tek qytetarët, veçanërisht në mesin e popullatës më të re, është parakusht i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit ku jetojmë. Çdo fëmijë dhe çdo njeri ka të drejtën për mjedis të pastër jetësor. Neglizhenca dhe moskujdesi dhjetëvjeçar për mjedisin jetësor ka çuar në shkatërrimin e zonave të mbrojtura, prerjen masive të drunjve dhe ajrin jashtëzakonisht të ndotur - tha Shilegov.

 

 

Ai theksoi se administrata e qytetit është përkushtuar në angazhimin për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe me përgjegjësi i ndjek nevojat e bashkëqytetarëve, ndërsa  ideja për organizimin e kësaj ngjarjeje është zhvillimi i vetëdijes ekologjike, sidomos në mesin e më të rinjve, duke rritur kështu ndihmën nga qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor që është domosdoshmëri për një jetë të shëndetshme të të gjithëve.

 

 

- Qëllimi ynë është që deri në vitin 2021 të dorëzojmë kandidaturën për Shkupi kryeqytet i gjelbër evropian. Po punojmë për vendosjen e standardeve të ruajtjes së mjedisit jetësor. Planifikojmë ta pastrojmë qytetin nga deponitë e egra dhe të mbjellim mbi 4.000 drunjë të ri në sipërfaqet e gjelbra. Rezultatet e aksionit pranveror për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit do të jenë të dukshme në afat të shkurtër. Prioriteti ynë është ta përmirësojmë mjedisin jetësor. Ne duhet ta kompensojmë gjelbërimin e humbur të rrisim  parqet në të gjitha komunat në qytet. Qytetarët tanë meritojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ndryshimi fillon prej nesh. Ne jemi shembull për fëmijët tanë, nipërve, dhe për të rinjtë. Së bashku do ta bëjmë Shkupin vend më të bukur për të jetuar – theksoi  Shilegov.

 

 

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Luis Vinton, tha se është e lumtur që njerëzit e moshuar sot kanë mundësi të mësojnë nga të rinjtë se si të riciklojnë dhe ta ruajnë mjedisin jetësor.

Drejtori i NP "Higjiena komunale", Abdylsamed Shabani, theksoi se ata si ndërmarrje  në të ardhmen do të organizojnë punëtori dhe ligjërata për të rinjtë dhe do të përpiqen ta bëjnë këtë manifestim ngjarje tradicionale.

 

 

Në manifestimin "Fëmijët dhe KHS në botën e ekologjisë", ku morën pjesë nxënës nga shkollat ​​dhe fëmijët nga kopshtet nga të gjitha komunat në Shkup, gjegjësisht secila komunë ishte e përfshirë me nga dy shkolla dhe një kopsht u ndanë edhe shpërblime për shkollat ​​më kreative për punimet nga materialet e ricikluara.

Vendin e parë e fituan nxënësit nga shkolla fillore "Llazo Angellovski", vendin e dytë nga SHF "Tefejuz" dhe vendi i tretë shkoi për nxënësit nga shkolla fillore "Koço Racin".

Fëmijët nga kopshtet u prezantuan gjithashtu me pikat e tyre ekologjike, ndërsa secila shkollë kishte pjesëmarrësit e saj në lojërat sportive që u zhvilluan me edukatorët.