NDALESA PËR DËRGIMIN E MALLRAVE NGA ORA 7:30 DERI 18:00 BËHET E PËRHERSHME 3.5.2018

 

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme e miratoi Vendimin për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit për organizimin dhe përkufizimin e kushteve për dorëzim të mallrave në territorin e qytetit të Shkupit;

Me këtë vendim, vendimi i përkohshëm për ndalesën e automjeteve për dërgimin e mallrave në zonën qendrore të qytetit nga ora 7:30 deri 18:00, bëhet e përhershme.

Rikujtojmë, dhjetorin e vitit të kaluar Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendimin e përkohshëm për ndalimin e automjeteve gjatë dërgimit të mallrave në zonën qendrore të qytetit në periudhën nga ora 7:30 deri në 18:00, që vlente deri më 31 mars. Ky vendim u miratua si një nga masat për reduktimin e ndotjes së ajrit të ambientit në Shkup dhe ishte i paraparë edhe me "Rekomandimet e grupit intervenues aksional për masat  urgjente kundër ndotjes së ajrit" që u miratua më 15.12.2017 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

 

Me këtë vendim rregullohet trafiku në zonën e më të ngushtë  të qytetit me rrugët e mëposhtme:

-       bul. "Ilinden" (nga rruga "Franklin Ruzvelt" deri te bul. “Goce Dellçev" .

-       bul. "Goce Delçev" (nga bul. "Ilindeni" deri te rruga "Lazar Liçenovski")

-       rruga "Llazar Licenovski"

-       bul. "Nikola Karev" (nga "Lazar Ličenovski" deri te "Belasica"),

-       rruga “Belasica "

-       rruga "Nikola Karev" (nga rruga Belasica deri te bul. "Brigada e 3-të maqedonase"

-       bul. "Brigada e 3-të maqedonase" (nga rruga "Nikola Karev" deri te rruga "Prolet")

-       rruga "Prolet" (nga bul."Brigada e 3-të maqedonase" deri te bul. "Maqedonia"),

-       bul "Maqedonia (nga rruga" Prolet "deri te rruga "Pavel Shatev "),

-       rruga "Pavel Satev" (nga bul. "Maqedonia" deri te rruga "Jordan Mijalkov"),

-       rruga. "Jordan Mijalkov",

-       rruga "Vasil Gjorgov (nga rruga" Jordan Mijalkov" deri te rruga “Franklin Ruzvelt") dhe

-       rruga Franklin Ruzvelt;