МЕ RREGULLIMIN DHE URBANIZIMIN E BIT PAZARIT DO TË LARGOHEN TEZGAT E VENDOSURA ATY NË MËNYRË ILEGALE 2.5.2018

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit me mbështetjen e Esnafit së Çarshisë së Vjetër dhe Odes së tregtarëve RM mori obligim para qytetarëve t'i lirojne rrugët dhe trotuaret nga të gjitha pengesat që pengojne rrjedhën normale të trafikut ku marrin pjesë automjetet motorike, çiklistët dhe kembesoret.

Në afërsi të Bit Pazar, është planifikuar vendosja e një stacioni i ri për taksi,drurë përgjatë rrugës, rregullimi i sipërfaqeve të reja të gjelbëruara dhe shtylla mbrojtëse në trotuaret në të dy anët e bulevardit.

Për këtë qëllim është paraparë të largohen te gjitha tezgat që janë vendosur në mënyrë të paligjshme në sipërfaqe që nuk janë të destinuara për këtë qëllim rreth Bit Pazarit dhe Carshine e Vjetër te Shkupit.

- Qyteti i Shkupit ka mirekuptim per tregtaret që punojne ne keto tezga te vendosura ne menyre ilegale qe ata investojne shumë mund për të fituar per gjerat elementare per jete. Prandaj, në bashkëpunim me Tregun e Shkupit(Skopski Pazar) kemi siguruar qe këtyre njerëzve t'u ofrohen tezga për shfrytezim në kuadër të Bit Pazarit në kushte të caktuara të favorshme. Për këtë qëllim, këta persona duhet të bëjnë marrëveshje me "Skopski Pazar SHA-Shkupi, por paraprakisht duhet të paraqiten në telefonin 02 3111 880, më së voni deri më 05 Prill 2018. Ata te cilet nuk e bejne këtë dhe vazhdojnë të shesin në rrugë ose trotuar do të dënohen ne perputhje me ligjin nga organet perkatese. Kjo bëhet me qëllim që të kthehen blerësit në Çarshi dhe në treg, dhe të mundësohet qasje më e lehtë te tezgat dhe dyqanet. Sjellja e rendit në këtë vend do të thotë siguri më e madhe dhe qytet më funksional - tha Valon Salihu zedhenes i Qytetit të Shkupit.

Përveç urbanizimit të pjesës te Bit Pazari, është planifikuar edhe rregullimi dhe ndriçimi i pasazheve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

- Qëllimi ynë është që së bashku të ndërtojmë raport partneriteti, ku askush nuk do te demtohet, as tregtarë, as pjesëmarrësit ne trafik. Shkupi është qytet për të gjithë dhe për këtë arsye ne punojmë me perkushtim për të mirën e të gjithë bashkëqytetarëve tanë. Të gjithë jemi të barabartë para ligjeve dhe të gjithë do të përfitojmë nga ky aksion i koordinuar i disa institucioneve shtetërore dhe organizatave tregtare. Ne besojmë se qytetarët tanë shumë shpejt do t'i shohin përfitimet e ketij aksioni dhe se do ta mirepresin këtë iniciativë që më në fund të zgjidhen problemet që me vite ballafaqohen qytetarët te cilet çdo ditë levizin ne kete pjese te qytetit - theksoi Salihu