FILLOI GJELBËRIMI PRANVEROR I SHKUPIT 2.5.2018

Qyteti i Shkupit këto ditë po punon intensivisht në gjelbërimin e pjesës së parë të Parkut të Qytetit. Në këtë aksion rikonstruohen sipërfaqet e barit në afërsi të liqeneve me rrjet të ri hidrant dhe po bëhen përgatitje që të vendosen pajisje urbane dhe për të mbjellë më shumë se 200 drurë.

- Filluam me rikonstruimin e sipërfaqeve të gjelbra në pjesën e vjetër të Parkut të Qytetit. Këto ditë po punojmë për ripërtëritjen e barit në afërsi të liqenit tek stadiumi ku do të mbulojmë sipërfaqe prej 4,400 metra katrorë. Pas përfundimit të kësaj pjese do të vazhdojmë me rikonstruimin e sipërfaqes së barit përballë Fontanës në hyrje të Parkut të Qytetit, në një sipërfaqe prej 1.900 metra katrorë. Në këto dy pjesë të Parkut të Qytetit, bari është me moshë të vjetër fiziologjike të tejkaluar më shumë se 40 vjet, prandaj rikonstruimi është i domosdoshëm në këto sipërfaqe. Në këto vende është planifikuar që të mbillen mbi 200 shkurre dekorative dhe fidanë gjetherënëse -  tha Kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media.

Përveç kësaj, në këtë pjesë të parkut do të vendoset një rrjet i ri hidrantësh me gjatësi 700 metra, ku do të zëvendësohen spërkatëset e prishura dhe do të vendosen të reja aty ku ato mungojnë. Do të vendosen edhe ulëse të reja dhe shporta për mbeturina dhe do të rindërtohen edhe shtigjet.

Për rikonstruimin e dy parcelave do të shpenzohen rreth 4.5 milionë denarë. Më tutje do të riparohet edhe Fontana në hyrje të Parkut së bashku me ulëset dhe shportat për mbeturina në platonë rreth saj. Gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit. Do ta shfrytëzojmë pranverën për ta kompensuar gjelbërimin e humbur dhe t'u sigurojmë bashkëqytetarëve tanë hapësira të gjelbra të pastra. Investimi në një mjedis të shëndetshëm është një përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e të gjithë gjeneratave të tashme dhe të ardhshme - theksoi Shilegov.