SHILEVOV NË PARIS NË TAKIME ME AFARISTË DHE ADMINISTRATËN 2.5.2018

 

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, këto ditë është në Paris, Francë, ku po realizon takime me grupet e interesit në fushën e zhvillimit urban dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Sot në mëngjes Shilegov mbajti fjalim për prioritetet e Qytetit të Shkupit para anëtarëve të grupit të punës për qytet të qëndrueshëm pranë MEDEF (Oda ekonomike e Francës), gjithashtu realizoi takime individuale me kompanitë e interesuara që ofrojnë produktet e tyre në fushën e ndërtimtarisë, efikasitetit energjetik, mobilitetin urban, menaxhimin e mbeturinave etj

Në fjalën e tij tpërshëndetëse paar afaristëve Shilegov informoi për luftën kundër ndotjes si një problem i hidhur për Shkupin planet për gjelbërimin masiv të hapësirave publike, trajtimin e ujërave të zeza, subvencionet për transportuesit e autobusëve të qytetit dhe privat, si dhe foli për zhvillimin e çiklizmit në Shkup.

-Jemi të fokusuar në ripërtëritjen e bashkëpunimit me qytetet e binjakëzuara dhe qytetet nga vendet miqësore evropiane. Përforcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ka një ndikim të madh në të ardhmen e qytetit dhe për këtë arsye ne i kushtojmë kaq shumë kohë dhe përkushtim  bashkëpunimit. Shpresoj që kompanitë franceze të gjejnë mënyra dhe t'i shfrytëzojnë dyert e hapura të Qytetit të Shkupit që me produktet dhe përvojat e tyre të ndihmojnë në ndërtimin dhe modernizimin e qytetit. - tha Shilegov para të pranishmëve.

Sot, Kryetari i Shkupit u takua edhe me zëvendëskryetarin e Qytetit të Parisit, Kristof Najdovski, dhe për nesër është planifikuar takimi me Florans Manzhen, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën Kontinentale në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropë të Republikës së Francës.