DONACION I TELEKOMIT TË MAQEDONISË DHE QYTETIT TË SHKUPIT PËR SPITALIN E FËMIJËVE - KOZLE 2.5.2018

Telekomi i Maqedonisë dhe Qyteti i Shkupit, sot ia dorëzuan donacionin e dy pajisjeve mjekësore Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët - Kozle.

Donacioni është realizuar me ridestinimin e mjeteve që ishin planifikuar për festimin e Vitit të Ri dhe është në vlerë prej 10 000 euro.

"Sollëm vendimin e duhur, së bashku me Qytetin e Shkupit – që t'i ridestinojmë mjetet e planifikuara për festim, për dhurimin e pajisjeve mjekësore, me të cilat do të përmirësohet shëndeti dhe cilësia e jetës së fëmijëve. E zgjodhëm Kozlen sepse është institucioni i vetëm i këtij lloji në vend, ku çdo ditë kontrollohen mbi 200 fëmijë, nga mosha më e re. " - tha AndreasElsner, drejtori ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

"Shëndeti i fëmijëve tanë pa përjashtim është në krye të prioriteteve të Qytetit të Shkupit. E shfrytëzojmë çdo mundësi që pa asnjë kusht të kontribuojmë për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve. Prandaj me përgjegjësi e shfrytëzojmë çdo situatë që është në interes të shëndetit të fëmijëve", - tha PetreShilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit.

Donacionin e pranoi  drejtor mjekësor dr. AngelçoAndonovski, i cili u falënderua dhe theksoi se me këto aparate do të përmirësohet diagnostika, do të zvogëlohet koha e pritjes dhe do të mundësohet terapi për një numër më të madh të pacientëve.

Spitali për sëmundje të mushkërive te fëmijët - Kozle është Instituti kryesor në vendin tonë, por edhe në rajon për sëmundjet komplekse respiratore tek fëmijët.

Qëllimi i Institutit është që të sigurojë kujdes të plotë pediatrik për pacientët.

Institucioni gjatë një viti kujdeset për rreth 39.000 fëmijë, nga të cilët 4,000 hospitalizohen, dhe 35.000 shërohen me trajtim ambulance.