DITË PRANIMI PËR PYETJE TATIMORE 31.5.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në barakën numër 15 (seksionet tatimore) duke filluar nga data 07.05.2018 (e hënë), do të ketë dy ditë pranimi (të martën dhe të premten) gjatë javës së punës për pranimin e qytetarëve, dhe juristët kujdestarë do të jenë në dispozicion e qytetarëve në periudhën nga ora 9 deri në orën 16.

Kjo risi sillet me qëllim të funksionimit më të shpejtë dhe më efikas të administratës tatimore, veçanërisht në fushën e zgjidhjes të lëndëve dhe kërkesave për tatimin në pronë.

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve tatimore për qytetarët, Qyteti i Shkupit më datë 01.01.2018 ka sjellë orarin e punës në dy ndërrime në barakën numër 16 prej në ora 07:30 deri 19:30 për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve që lidhen me tatimet e pronës. Gjithashtu, me qëllim të thjeshtëzimit të procedurave që lidhen me tatimet e pronës, në Qytetin e Shkupit një periudhë më të gjatë kohore jurist kujdestar dhe vlerësues në barakën numër 16, dhoma 2 në periudhën nga ora 08:30 deri 16:30 çdo ditë të javës kryejnë vlerësime të pronës dhe japin këshilla ligjore qytetarëve lidhur me parashtrimet e tyre në seksionin e tatimeve.

Qyteti i Shkupit edhe në periudhën e ardhshme do të punojë vazhdimisht në zbatimin e zgjidhjeve optimale në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të shërbimeve tatimore për qytetarët.