NATE E BARDHË 2018 31.5.2018

Më 6 nëntor 2018 është caktuar Nata e Bardhë e 14-ta me rradhë. Qendra kulturore rinore dhe Qyteti i Shkupit kanë shpallur  Thirrje për Pjesëmarrje të artistëve që në vjeshtë do të jenë pjesë e këtij zgjimi kulturor të Shkupit.

Këtë vit, si çdo NATE e BARDHË, do të mbulohen fushat e mëposhtme: artet vizuele (artet figurative, fotografia, instalacioni, video artet, komikët) si dhe artet e aplikuara (arkitekturë, veb dizajni vizuale/industrial dhe instalacione), muzikë, film dhe art publik, si dhe shfaqje dhe performanca urbane.

Përzgjedhja e artistëve do të bëhet nga organizatorët. Pjesëmarrësit do të përzgjedhen në bazë të aplikacioneve të dorëzuara. Cilësia, risitë dhe karakteri brenda fushës së konceptit të propozuar janë kriteret kryesore për zgjedhjen e artistëve dhe veprave të tyre. Përveç kësaj, janë të lejuara të gjitha format artistike  dhe mediume të realizuara me çfarë do instrumenti ose teknikë.

Tërësia tematike, e cila do t' bashkojë projektet e edicionit të këtij viti të manifestimit Nata e Bardhë është tema INSTALACIONI shkupi.
INSTALACIONI SHKUPI  përfaqëson ndërhyrje të artistëve në një hapësirë konkrete, përmes së cilës modifikohet përvoja perceptuese e vëzhguesit dhe vetë hapësira është e pasuruar me një kuptim të ri.

Më saktë, ideja tematike e INSTALIMI SHKUPI është që të mundësojë lloje të ndryshme të instalimeve që do të jenë në kontekstin e jetesës urbane në përgjithësi, si dhe duke e parë Shkupin përmes të gjitha problemeve urbane kulturore dhe mjedisore. Në galeritë mund të realizohen edhe instalime dhe performanca jo tematike.

 

 Për të marrë pjesë në thirrje, artistët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- biografi me të dhënat personale të artistit ose grupit;
- fotografi, skica dhe vizatime;
- materiale promovuese (nëse ka): katalog, broshurë, recenzione ...;
- aplikacion i plotësuar dhe i nënshkruar (në vazhdim).

Aplikacionet së bashku me dokumentet shtesë duhet të dërgohen jo më vonë se 1 Qershor 2018 në adresat e mëposhtme:
Qendra Kulturore Rinore, me shënim (PËR NATËN E BARDHE 2018),
Keji Dimitar Vlahov 15. 1000 Shkup, Maqedoni
 
ose përmes postës elektronike në contact@belanok.mk