SHILEGOV: ME AKSIONIN PRANVEROR PËR GJELBËRIMIN E SHKUPIT KEMI MBJELLË GJITHSEJ 2.000 DRURË 30.5.2018

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot mbollën 42 fidanë gjetherënës me cilësi të lartë të llojit panje në rreshtin e drurëve në bulevardin 8 Shtatori, si dhe 20 fidane të llojit thupër në zhardinierën e mesme të këtij bulevardi.

 

 

Me këtë, përfundoi aksioni pranveror për gjelbërimin e Shkupit. Në konferencën e sotme për media morën pjesë kryetari Shilegov, kryetari i Komunës Karposh, Stefan Bogoev dhe drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime “ Adrian Muça.

 

 

- Sot përfundoi aksioni pranveror për gjelbërimin  e Shkupit. Këtë  pranverë e kemi pasuruar qytetin me 2.000 fidane të reja gjetherënëse me cilësi të lartë. Kemi mbjellë në të gjitha komunat e qytetit në mënyrë që t'u mundësojmë qytetarëve të zgjedhin një vend për drurin e tyre në kuadër të projektit "Dru për çdo fëmijë". Në vjeshtë, ne planifikojmë mbjelljen e 8.000 fidanëve të reja me cilësi të lartë, me çka këtë vit do ta rrumbullakësojmë shifrën prej 10.000 fidaneve të reja në Shkup - tha sot kryetari Shilegov në aksionin për mbjelljen në bulevardin 8 Shtatori.

 

 

Ai shtoi se gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit dhe kjo pranverë është shfrytëzuar për ta rikthyer gjelbërimin e humbur.

 

 

- Ne u zotuam para qytetarëve ta kthejmë gjelbërimin e humbur që qeveria e mëparshme shkatërroi në territorin e komunës së Karposhit, ndërsa ne po luftojmë për çdo centimetër të hapësirës së lirë për gjelbërim të ri. Në këtë drejtim, duke luftuar për çdo centimetër hapësirë të lirë, ne dalim nga korniza e mbjelljes së drurëve në sipërfaqe publike dhe mbjellin 40 fidane gjetherënëse në oborrin e Qendrës për rehabilitim në Kapishtec, me qëllim që t'u sigurojmë qytetarëve tanë më shumë hapësira të gjelbra - theksoi Shilegov.