APLIKONI NË KONKURSIN PUBLIK PËR TRAJNIMIN E PASTRUESVE TË OXHAQEVE 30.5.2018

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se mund të paraqiten në konkursin publik për trajnim të pastruesve të oxhaqeve.

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për  punësim të Republikës së Maqedonisë do të realizojë trajnime për pastrimin e oxhaqeve për 25 persona të papunë. Trajnimi është planifikuar të fillojë më 1 qershor do të zgjasë tre muaj.

Kandidatët gjatë kohëzgjatjes së trajnimit do të marrin pagesë prej 9,000 denarë në muaj. Pas përfundimit të trajnimit, secili kandidat, përveç certifikatës, do të pajiset me materiale themelore për hapjen e biznesit dhe punësimit, duke pasur parasysh se pastrimi i oxhaqeve do të subvencionohet nga Qyteti.


Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit këtë vit parashikoi 10 milionë denarë për subvencione për pastrimin e oxhaqeve. Këto subvencione do të realizohen pas trajnimit me sukses të 25 personave aktualisht të papunë.

Rikujtojmë se në Shkup janë të regjistruar vetëm 8 persona që pastrojnë oxhaqe ndërsa 45% e numrit të përgjithshëm të familjeve në Shkup ngrohen me dru, që është një e treta e ndotjes totale të ajrit në Shkup. Sipas disa të dhënave në Shkup ka mbi 60.000 oxhakë që pastrohen shumë rrallë dhe dihet se oxhaku i papastër ndot të paktën dy herë më shumë se oxhaku i pastruar.

Kjo masë është vetëm një pjesë e masave që i ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në periudhën e dimrit.