APLIKONI NË THIRRJEN PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE PËR KOFTORË ME PELETA 21.5.2018

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se thirrja publike për kompensimin  e një pjese të shpenzimeve për blerjen e koftorëve me peleta është në rrjedhë. Qytetarët të cilët do të blejnë koftorë me peleta deri më 21 maj 2018, do të marrin një pjesë të shpenzimeve të blerjes në lartësi prek 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim të përfshirë personal të të ardhurave për amvisëri. Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Qyteti i Shkupit shpalli këtë thirrje publike për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit, sidomos nga grimcat partikulare nga ngrohja e shtëpive që nuk janë të kyçura me ngrohjen qendrore.

 

Përparësia e përdorimit të peletave është e shumëfishtë:
-Më shumë fuqi kalorike,
-Ndotje minimale e ajrit,
-Prodhimi i një sasie më të vogël të hirit,
-Ato shiten në refus variante, në qese prej 15 kg, me çka blerja mund të bëhet  vazhdimisht, sipas nevojave,
-Nuk nevojitet hapësirë e madhe për vendosje dhe ruajtje.

 

Koftorët me peleta kanë performancë më të mirë se ato klasiket:
-Kanë efikasitet më të madh se 90%, për dallim nga koftorët me dru që kanë efikasitet 55%, gjë që ndikon drejtpërdrejt në kursimet financiare,
-Kanë faktor të ulët të ndotjes (5 mg / MJ) për dallim nga stufat e reja, shporetet dhe kaminat me dru që kanë faktor më të madh 9 herë (45mg / MD) dhe stufat e vjetra të drurit kanë faktor të ndotjes 20 herë më të lartë (rreth 100mg / MJ),
-Janë më komfore gjatë përdorimit (nuk ka nevojë të shtoni dru shpesh në zjarr, nuk ka nevojë për të pastruar hirin çdo ditë, etj)
-Posedojnë kohëmatës dhe termostat, me çka mundësohet ndezja dhe fikja e planifikuar, dhe temperatura në dhomë mund të rregullohet sipas dëshirës, etj.

Thirrja u shpall më 5 prill 2018 dhe parashikohet të zgjasë 45 ditë kalendarike, deri më 21 maj 2018, ose deri sa të shteren mjetet e parapara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim. Deri më tani në Qytetin e Shkupit janë dorëzuar 163 kërkesa për subvencione.


Teksti integral i thirrjes publike mund të gjendet në lidhjen e mëposhtme.