SHILEGOVI U EMËRUA NËNKRYETAR I NALAS 18.5.2018

Kryetari Shilegov si kryetar  i BNJVL-së , këto ditë po merr pjesë në kuvendin e përgjithshëm të 13-të të Rrjetit të asociacioneve të pushtetit vendor në Evropën Juglindore (NALAS), që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë. Në kuvendin e përgjithshëm u diskutua për punën e NALAS në vitin 2017, si dhe për planin e punës për vitin 2018, dhe u zgjodh udhëheqësia  e re duke marrë parasysh kryesinë rotacionale  në të cilën Shilegov u emërua si nënkryetar i parë i NALAS për 2018.

 

 

 

Në kuvendin e përgjithshëm të NALAS marrin pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga pushtetet lokale dhe asociacionet e pushteteve lokale nga e gjithë Evropa Juglindore. Do të shqyrtohen edhe temat aktuale politike mbi rolin dhe përfaqësimin e NALAS-it në kontekstin e strategjisë për zgjerimin e BE-së. Gjithashtu, do të diskutohet roli i vetëqeverisjes lokale në përballjen e krizës së refugjatëve dhe refugjatëve në rajon ndërsa do të bëhen edhe ndryshime në statut ku do të theksohen aktivitetet e këtij asociacioni për arritjen e barazisë gjinore.

 

 

Në kuadër të Kuvendit të përgjithshëm të NALAS, u mbajt konferenca rajonale ku në fokus u  përcaktuan qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale përmes prizmit të Agjendës 2030, e miratuar më 25 shtator 2015 në samitin special të OKB-së.

 


 

 

NALAS përbëhet nga 14 asociacione që përfaqësojnë rreth 9.000 vetëqeverisje lokale, të zgjedhur direkt nga më shumë se 80 milionë qytetarë në Evropën Juglindore. NALAS e promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin e pajtimit dhe stabilizimit në rajon dhe në këtë kontekst kontribuon në procesin e integrimit evropian të të gjithë rajonit.