PËRMES INVESTIMEVE NË TRANSPORT DHE ENERGJETIKË PËR NJË MJEDIS MË TË MIRË JETËSOR NË SHKUP 27.6.2018

 

Sot në hotel "Meriot" u mbajt biznes forumi italiano-maqedonas "Projekte investuese dhe mundësi për sektorin e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor në Maqedoni". Në forum mbajti fjalim Kryetari Shilegov dhe diskutoi mbi investimet dhe projektet që po i realizon dhe projekton Qyteti i Shkupit në më shumë sektore, në drejtim të përmirësimit të mjedisit jetësor.

 

- Periudhën e kaluar Qyteti i Shkupit dhe NQP po punojnë intensivisht në modernizimin e autoparkut të ndërmarrjes publike dhe deri në fund të këtij viti presim të përfundojnë procedurat për blerjen e 30 autobusëve të ri ekologjik të cilët punojnë me gaz. Eko-autobusët e rinj harxhojnë dukshëm më pak dhe pothuajse nuk emitojnë aspak gazra qe shkaktojnë ndotjen e ajrit. Përveç këtyre autobusëve, po mendojmë seriozisht për blerjen e autobusëve elektrik, të cilët do të zvogëlojnë dukshëm ndotjen e ajrit në Shkup - tha Shilegov.

 

 

 

Në forum Kryetari foli edhe për investimet në më shumë fusha tjera, siç janë rritja e efikasitetit energjetik të objekteve që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, para së gjithash për objektet e shkollave të mesme, rrugët e reja automobilistike dhe planet infrastrukturore, ndrërtimit të stacionit për pastrim e kështu me radhë.


 

Në forum morrën pjesë numër i madh i kompanive italiane nga sektorët e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, të interesuara për bashkëpunim me partnerët nga Maqedonia. Gjithashtu në forum u prezantuan projekte dhe programe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe projektet e investimeve dhe zhvillimit në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë dhe në mjedisin jetësor.


 

Forumi u organizua në bashkëpunim me shoqatat më të mëdha kombëtare në Itali: Shoqata Kombëtare e kompanive të ndërtimit (ANCE), Shoqata Kombëtare e projektantëve dhe konsulentëve në sektorin e ndërtimit (OICE) dhe Federata Kombëtare e kompanive në fushën e elektronteknikës dhe elektronikës (ANIE).