FEMI KUTI ME FILARMONINË E MAQEDONISË NE PARKUN VEROR NË SHKUP 14.6.2018

 

Kryetari Shilegov së bashku me drejtorin e Filarmonisë së Maqedonisë, Viktor Ilieski, dhe xhez muzikantin Femi Kuti, mbajtën konferencë për media në Filarmoninë e Maqedonisë.


- Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me QKR dhe Filarmoninë e Maqedonisë punojnë për të siguruar përmbajtje tërheqëse që do ta pasurojë ofertën kulturor verore në Shkup. Këtë muaj në Parkun e Qytetit do të mbahen dy ngjarje të mëdha në fushën e kulturës. Ngjarja e parë do të mbahet në Parkun e qytetit, më 7 qershor (e enjte) është performanca nga  xhez muzikanti i njohur nigerian i lindur në Londër i cili më shumë se 30 vjet është në skenën e xhaz muzikës. Ngjarja e dytë e madhe që njësoj do të mbahet në Parkun e qytetit është më 22 qershor, ku do të përformoje bendi i njohur botëror Kvin i Filarmonisë së Maqedonisë - theksoi Shilegov.

Shilegovi e paralajmëroi edhe transmetimin e nesërm në skenën e hapur  Parkun e Qytetit të filmit maqedonas Shëruesi, i cili fitoi 9 çmime ndërkombëtare, 5 prej të cilave për filmin më të mirë.

- Shëruesi është filmi më i shitur, dhe këtë herë ne ua mundësojmë qytetarëve ta shohin atë falas. Projeksioni i filmit do të jetë në pjesën e vjetër të Parkut të Qytetit, prapa monumentit të Goce Dellçevit, ku QKR do të vendosë jastëkë për t'u ulur - tha Shilegovi.

Në fjalimin e tij, Shilegov njoftoi se do të punojë për ta kthyer shkëlqimin e humbur, primatin e institucioneve të kulturës dhe manifestimeve kulturore, sepse Shkupi meriton promovimin e vlerave dhe përmbajtjeve të vërteta kulturore, kundrejt kiçit që për një kohë të gjatë ishte imponuar nga qeveria e mëparshme.

- Manifestimet kulturore i kemi lënë të lira nga kufizimet partiake dhe ideologjike, sepse kultura duhet të jetë për të gjithë qytetarët - theksoi Shilegov.

Mbeturinat që do t'i lënë vizitorët pas përfundimit të çdo evenimenti do të pastrohen nga Filarmonia e Maqedonisë në bashkëpunim me Pakomak.