QYTETI I SHKUPIT E SHËNOI 5 QERSHORIN - DITËN BOTËRORE TË MJEDISIT JETËSOR 14.6.2018

 

Rreth 300 nxënës nga nëntë shkolla fillore në Shkup të cilët mblodhën më së shumti shishe plastike dhe i dërguan për riciklim në PAKOMAK morën pjesë në shënimin global të 5 Qershorit - Dita Botërore e Mjedisit jetësor.

 

Ngjarja edukative-argëtuese që u mbajt te Guaca në Parkun e qytetit u organizua nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, PAKOMAK dhe zero mbeturina, NP "Higjiena komunale", NQP, Titan USJE dhe Shkup Birraria.

 

- Ajri që thithim dhe ujin që pimë e që janë domosdoshmëri për jetën nuk njohin kufij. Ato janë pasuria jonë e përbashkët, por edhe shqetësim dhe obligimi jonë i përbashkët. Çdo fëmijë dhe çdo njeri ka të drejtën për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Moskujdesi një dekadësh ndaj mjedisit çoi në shkatërrimin e zonave të mbrojtura, prerjen masive të drurëve, ajrin jashtëzakonisht të ndotur. Kujdesi për ruajtjen e mjedisit jetësor nuk kërkon vetëm burime financiare dhe teknologji të shtrenjta, në radhë të parë kërkon dashuri, kujdes dhe dëshirë për të ruajtur kushtet e jetesës që na ka dhënë natyra. Shkupit nuk i ka hije të jetë i shëmtuar me deponi ilegale, mbeturina të shpërndara, gjelbërim të shkatërruar dhe ulëse të thyera - tha kryetari Shilegov në eko-hepeningun e sotshëm.

 

Ai shtoi se ndotja e ajrit është problemi më i madh me të cilin Shkupi përballet dhe se për këtë problem duhet të kujdesemi së bashku.

- Deri sa ajri në Shkup është relativisht i pastër dhe sezoni i ngrohjes është pothuajse pas nesh, jemi duke punuar që një nga një t'i eliminojmë shkaqet e ndotjes. Mbollëm mbi 4.000 drurë të rinj në sipërfaqe të gjelbra. Deri në fillim të vitit të ri shkollor, shkollat ​​e mesme të qytetit do të kenë fasada të reja me efikasitet-energjetik. Këto janë vetëm disa nga masat që Qyteti i Shkupit i ka ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor - theksoi Shilegov.

 

Në ngjarjen e sotme ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor Jani Makraduli, përfaqësuesi i UNEP-it Iskra Stojanova dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP në Maqedoni, Luisa Vinton.

 

Shënimi i sivjetshëm i Ditës së mjedisit jetësor i është dedikuar përpjekjeve globale për të reduktuar ndotjen nga plastika, ndërkaq nxënësit e festuan këtë ditë me lojëra, këngë dhe aktivitete edukative.