PREJ NESËR HAPEN TERRENET SPORTIVE NË RËRË NË PLAZHIN E QYTETIT 14.6.2018

Qyteti i Shkupit informon qytetarët e Shkupit se nesër (9 qershor 2018, e shtunë) do të jenë të hapura për përdorim terrenet sportive për volejboll dhe hendboll në rërë në Plazhin e Qytetit "Park".

Të gjithë qytetarët e interesuar, nxënës, studentët,  rekreativistë, klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve mund të sportojnë dhe të rekreohen falas në terrenet sportive në rërë.

Terrenet sportive Plazhi i qytetit "Park" do të jetë i hapur për sport dhe rekreacion, çdo ditë nga ora 10 deri në orën 24.

Rezervimi mund të bëhet çdo ditë në terrenet sportive në periudhën e përmendur më lart dhe në numrin e telefonit 072 / 258-441, nga ora 10 deri 23:30.

Termini për përdorim falas është për 1 orë.

Ejani dhe argëtohuni, ejani për rekreacion, sport dhe kënaquni në plazhin e Qytetit “Park” në Shkup.