U MBAJT FINALJA E GARËS KOMBËTARE PËR CERTIFIKATA MOS 14.6.2018

 

 

 

Zëvendës – kryetar i Shkupit, Enver Maliqi, sot morri pjesë dhe fituesit Jordanço Eftimov ia ndau certifikatën në ngjarjen përfundimtare në kuadër të Harës së tretë nacionale për Microsoft Office Specialist, që u mbajt në IBank filialën konceptuale të Bankës ekonomike –Shkup.

 

 

 

 

- Me kënaqësi si zëvendëskryetar i Shkupit, sot jam i pranishëm në ngjarjen përfundimtare - finalja e Garës së tretë Kombëtare për Microsoft Office Specialist. Qyteti dhe shkollat e mesme e kanë njohur rëndësinë e njohurive digjitale dhe zhvillimin e njohurive kompjuterike dhe aftësive tek ju nxënës të shkollave të mesme, me qëllim që të jeni sa më konkurrues në tregun e punës  jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Më gëzon fakti që me mbështetjen e këtij projekti u kemi mundësuar nxënësve që t'i marrin provimet falas dhe të fitojnë certifikatë të njohur ndërkombëtare MOS-theksoi Maliqi.

Ai shtoi se për këtë vit, Qyteti ka blerë katër MOS licenca me nga 100 provime dhe një licencë ASA me 100 provime (gjithsej 500 provime). Gjithashtu, për herë të parë këtë vit, u mundësojmë nxënësve të shkollave të mesme që të marrin provimin ASA dhe në këtë mënyrë të fitojnë certifikatën Adobe Certified Associat.

 

 

 

- Prokurimi i licencave ishte e organizuar përmes pesë shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e të gjitha shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit patën të drejtë të marrin pjesë. Me kënaqësi mund të konstatojë se nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve të shkollave të mesme që marrin pjesë në garë dhe përmes marrjes së kësaj certifikate të njohur në botë i valorizojnë njohuritë e tyre-tha Maliqi.

Gjatë dy viteve të fundit, Qyteti ka mbështetur drejtpërdrejtë 750 nxënës, duke u mundësuar atyre të kalojnë provimet e MOS pa pagesë, por këtë praktikë tonën ne do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen në mënyrë që t'u ofrojmë mundësinë më shumë të rinjve për ta marrë këtë certifikatë.