U MIRATUA RAPORTI I PARË TREMUJOR PËR REALIZIMIN E BUXHETIT TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2018 13.6.2018

 

 

Sot në seancën e njëmbëdhjetë të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua raporti i parë tremujor për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018. Ky raport është kornizë në të cilën është paraqitur realizimi i të hyrave dhe realizimi i shpenzimeve në buxhet deri në muajin mars 2018.

Brenda pritjeve për këtë periudhë të vitit, realizimi i të hyrave është zhvilluar në përputhje me atë që është planifikuar, dhe pagesat e shpenzimeve kryhen rregullisht dhe në kohë.

Të ardhurat totale në periudhën janar-mars 2018 janë realizuar në shumën prej 1.1 miliard denarë, që është 17 për qind në raport me planin për vitin 2018.

- Është vërejtur një rritje prej 2% në realizimin e të ardhurave të buxhetit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit për tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që shkon në favor të ruajtjes së dinamikës pozitive të realizimit të të ardhurave. Është ruajtur edhe dinamika e njëjtë e realizimit të të ardhurave në 4 vitet e fundit - tha kryetari Shilegov.

Në strukturën e të hyrave të përgjithshme të realizuara me përqindjen më të lartë - 47.4 përqind janë të ardhura tatimore. Të ardhurat e transfereve dhe donacioneve përbëjnë 39.5 përqind, të ardhurat kapitale me 7.2 përqind dhe të ardhurat jo tatimore me 5.9 përqind.

Në planin afatgjatë, kjo qasje siguron performancë më të mirë në zbatimin e projekteve të planifikuara në Buxhetin e Qytetit të Shkupit.