U PREZANTUA STUDIMI PËR KAPACITETET PËR SHFRYTËZIMIN E IPA FONDEVE NË QYTETIN E SHKUPIT 12.6.2018

Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, sot në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit mori pjesë në prezantimin e studimit "Kapacitetet për shfrytëzimin dhe programimin e fondeve IPA në nivel lokal - Studimi i rastit: Qyteti i Shkupit". Studimi u përpilua nga OJQ - Info Qendra në bashkëpunim me Organizatën e grave nga Strumica.

 

- Më lejoni t'ju falënderoj për zbatimin e hulumtimit për kapacitetet e shfrytëzimit dhe programimin e fondeve IPA në Qytetin e Shkupit, dhe të them se rezultatet të cilat i morëm janë të një rëndësie të veçantë për ne. E them këtë për faktin se gjetjet konkrete të analizës do të na ndihmojë për të lokalizimin e aktiviteteve që duhet t'i  ndërmarrim në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve ekzistuese që i ka Qyteti, sidomos në drejtim të përmirësimit të performancës së punonjësve, përgatitja e tyre  shtesë për proceset e shfrytëzimit dhe programimin e fondeve IPA, theksoi Jançeva.

 

Më tej, Jançeva shtoi se menjëherë pas marrjes së administratës së qytetit, morëm hapa për të riorganizuar punën në këtë fushë. Kjo përfshin bashkëpunim më të ngushtë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar me sektorët tjerë të Qytetit përmes krijimit të rrjetit të punonjësve që do t'i zbatojnë dhe realizojnë aktivitetet në lidhje me shfrytëzimin e këtyre fondeve.

Ky studim e analizon edhe bashkëpunimin e Qytetit të Shkupit me organizatat e shoqërisë civile dhe ofron rekomandime për rritjen e absorbimit të fondeve evropiane dhe bashkëpunim më të mirë me sektorin civil në nivel lokal.

Në gjetjet kryesore të studimit thuhet se vlerësimi i përgjithshëm i performancës së deritanishme të Qytetit të Shkupit në aspektin e kapaciteteve të saj për shfrytëzimin dhe programimin e fondeve të BE karakterizohet nga performanca më e mirë në nivel kombëtar. Megjithatë, duke pasur parasysh madhësinë e Qytetit, buxheti me të cilin disponon dhe mundësitë për absorbimin e fondeve shtesë për ndërhyrjet e zhvillimore, ka hapësirë ​​për përparim të dukshëm dhe rritje të përqindjes së shfrytëzimit të fondeve në dispozicion. Në këtë drejtim, theksohet se vullneti politik ekzistues në Qytetin e Shkupit duhet të drejtohet në masa dhe aktivitete konkrete që do të çojnë në shfrytëzim më të madh të fondeve të ofruara nga Bashkimi Evropian.

Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit "Mekanizmi konsultativ lokal IPA2", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe teksti i tij integral mund të gjendet në faqen e internetit të OJQ Info-qendra, në seksionin e analizës www.nvoinfocentar.mk