SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT DO TË PUNËSOJË ZJARRFIKËS TË RINJ 12.6.2018

 

Në stacionin brigadës zjarrfikëse në Autokomandë, sot 20 maj u shënua zyrtarisht - Dita e zjarrfikësve. Festimi filloi me rreshtim ceremonial të zjarrfikësve, ndërsa Komandanti i Zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, paraqiti raport për kryetarin Shilegov. 

 

 

- Më lejoni së pari t'ua uroj Ditën e Zjarrfikësve dhe t'ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën që tregoni duke kryer këtë profesion fisnik. Nga zemra Ju falënderoj që çdo ditë shpëtoni jetë të qytetarëve tanë, duke vënë jetën tuaj në rrezik - tha Shilegov.

 

 

Ai gjithashtu theksoi se Qyteti i Shkupit investon në pajisjen dhe modernizimin e Brigadës zjarrfikëse.

- Këtë vit nga Buxheti i Qytetit të Shkupit kemi ndarë rreth 134 milion denarë për Brigadën zjarrfikëse. Me këto mjete kemi parashikuar blerjen e një shkalle auto-mekanike të re prej së paku 75 metra dhe blerjen e dy automjeteve autocisterna. Është porositur një simulator i ri për goditjet e flakës që përdoret për ushtrime nëpërmjet simulimit të kushteve reale të zjarrit. Është blerë sistem i ri dhe dyert e garazhit janë zëvendësuar tërësisht. Këto janë vetëm pjesë të nevojave të një brigade moderne zjarrfikëse - theksoi Shilegov.

 

 

Në fjalimin e tij, Shilegov theksoi se për këtë pajisje është pritur një kohë të gjatë dhe për këtë arsye Qyteti po e blen këtë vit, si dhe se janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre për pajisje të reja dhe moderne në përputhje me standardet evropiane.

 

 

- Këtë vit në Brigadën zjarrfikëse, është parashikuar që të pranohen 50 zjarrfikës të rinj. Sipas standardeve evropiane, përqindja është një zjarrfikës prej 1.500 banorë, ndërsa situata aktuale në Shkup është një zjarrfikës prej 3.500 banorë. Me këto punësime do të rritet kapaciteti i brigadës për të përballuar sfidat në kryerjen e detyrave të punës dhe në të njëjtën kohë do të jetë një hap më afër përmbushjes së standardeve evropiane. Mbrojtja nga zjarri dhe siguria e qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për Qytetin e Shkupit. Çdo jetë e shpëtuar e bashkëqytetarit tonë nuk ka çmim, dhe pa Ju ky mision human do të ishte i pamundur - theksoi Shilegov.

Prej para disa muajve nënqendra Gjorçe Petrov ka ndërtesë të re për stacionin e brigadës zjarrfikëse dhe Qyteti i Shkupit në të ardhmen do t'i kushtojë vëmendje të veçantë zhvillimit të zjarrfikjes dhe kështu do të kontribuojë në këtë fushë thelbësore që kontribuon në mënyrë humane për të krijuar kushte për siguri më të madhe e qytetarëve.