MIRËNJOHJE E MADHE PËR FESTIVALIN E FILMIT EVROPIAN CINEDAYS 8.6.2018

 

 

 

Festivali i filmit evropian CineDays, i organizuar nga Qendra kulturore rinore, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, mbahet për herë të shtatëmbëdhjetë, e që është  garanci dhe parakusht për njohjen e suksesit të tij cilësor (ngritje nga revi në një festival të vërtetë filmi), për potencialin ambicioz (që festivalin e akumulon dhe promovon) dhe për materialin filmik, i cili duke praktikuar parimin e premierës është sinonim për promovimin e kinematografisë europiane.

Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, dje në mbrëmje (30.05. 2018), morri pjesë në një ceremoni me rastin e akreditimit të Festivalit evropian të filmit CINEDAYS në asociacionin ndërkombëtar FIAPF dhe marrjen e mirënjohjes “Competitive film festival specialized in European first and second feature films”,që u mbajt në Qendrën kulturore rinore - Shkup.

 

 

 

- Qyteti i Shkupit është krenar për shkak të akreditimit të CINEDAYS dhe marrjes së mirënjohjes, të cilat të sublimuara kanë rëndësi të madhe për qytetin tonë Shkupin. Në kuptimin e afirmimit të qytetit të Shkupit si një qytet me potenciale të mëdha krijuese njerëzore dhe resurse për zhvillimin e industrisë së filmit, por edhe për afirmimin e kulturës sonë filmike dhe memories krijuese nga kjo anë, por para së gjithash nga tjetra anë e kufirit - theksoi Ljubica Jançeva.

Ajo shtoi se akreditimi dhe mirënjohja, të cilat janë një bazë e shkëlqyer për të kuptuar dhe përjetuar rrugën që ka kaluar CINEDAYS, me të gjitha sukseset, dilemat që kanë ndjekur deri tani, janë rezultat dhe merita e subjekteve të palodhur dhe të parezervë që morën pjesë, marrin pjesë dhe do të marrin pjesë në organizimin, aktualizimin dhe afirmimin e CINEDAYS, për vite, mbi të gjitha në Qendrën kulturore rinore.

 

 

 

- Për fund, do të them se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të angazhohet për mbështetjen dhe realizimin e Festivalit, i cili hyn në kompleksitetin e natyrës artistike të artit të vlefshëm - filmit - rezimoi Jançeva.

Pjesëmarrësit dhe mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje i përshëndeti edhe u.d drejtori i Qendrës Kulturore Rinore, Ruse Arsov.