PËRFUNDOI KONKURSI PUBLIK PËR KONTRIBUT MË TË LARTË NË MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR, KËTA JANË FITUE 27.6.2018

 

 

 

Qyteti i Shkupit i zgjodhi më të mirët e konkursit publik për zgjedhjen e kompanisë më ekologjike, kontribut më të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, oborrit të rregulluar më mirë (banim individual, banim kolektiv dhe institucion) dhe tregimit më të mirë dhe vizatimit më të mirë me  temë ekologjike nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ky konkurs u shpall më 22 mars 2018 dhe zgjati deri më 15 maj 2018.

Për kompaninë më ekologjike (kompania me zbatim të suksesshëm të ISO 14001 dhe kontribut në ruajtjen e mjedisit jetësor) është zgjedhur GREEN BSN MAQEDONIA DOOEL eksport-import Shkup, e cila është fituese e çmimit me vlerë prej 45.000 denarë.

 

 

 

 

Në kategorinë për zgjedhjen e kontributit më të lartë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës fituese e çmimit në vlerë prej 45.000 denarë është Soleva Evdokia për librin e standardit ISO 14001 dhe zbatimit të tij.

Për oborr të rregulluar më mirë në objekt për banim individual fituese e çmimit është Vesna Eftimov, për oborrin në lagjen Hrom, kurse për oborr të insitucionit fitues është SHFK "Naum Ohridski" në Creshevë. Fituesit e kësaj kategorie do të marrin çmim me vlerë prej 40,000 denarë.

 

 

 

Çmimi për tregim më të mirë me temë nga fusha e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore çmimi shkoi në duart e Eva Jovanovskës, klasa VIII B në shkollën fillore Grigor Përliçev. Në mesin e tregimeve të dorëzuara nga nxënësit e shkollave të mesme, tregimi më i mirë ishte tregimi i Dijana Durleviç,  viti i III në shkollën e mesme akademike për biznes "SABA". Të dy nxënëset do të marrin çmim në vlerë prej 10,000 denarë.

Në kategorinë për zgjedhjen e vizatimit më të bukur me temë nga fusha e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore fitues i çmimit në vlerë prej 10.000 denarë është Maksim Damjanovski, klasa e III V SHF “Kiril Pejçinoviq”.

 

 

 

Në kategorinë për oborr të rregulluar më mirë për banim kolektiv dhe në kategorinë vizatim me temë nga fusha e ekologjisë për shkollat ​​e mesme, nuk u ndanë çmimet pasi në konkurs nuk kishte të paraqitur.

Këtë konkurs tradicionalisht Qyteti i Shkupit e shpall në kuadër të manifestimit "Ditët e Pranverës - Ditët e Ekologjisë".