U PUBLIKUA THIRRJA PUBLIKE PËR PROJEKTE PËR SHËNIMIN E JAVËS EVROPIANE TË MOBILITETIT 2018 8.6.2018

Qyteti i Shkupit publikoi Thirrje publike për tubimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018, të përcaktuar për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave civile dhe fondacioneve qëllimi i të cilit është ngritja e vetëdijes publike për shfrytëzimin e zgjidhjeve alternative të komunikacionit, nëpërmjet pjesëmarrjes në Javën evropiane të mobilitetit. Aktivitetet duhet t’u përgjigjen kushteve të mëposhtme të Javës së mobilitetit me temën: „Mulitimodality – Mix and Move” – “Kombinohu dhe lëviz”.     

Tema ka të bëjë me planifikimet e zgjuara dhe shfrytëzimin e transportit publik alternativ dhe të transportit të kombinuar gjë me të cilën do të ndihmohet në zvogëlimin e ndikimeve negative të automjeteve.

Në suazat e organizimit të aktiviteteve programore ofertuesi duhet të parashikojë një numër të madh evenimentesh (punëtori, ligjërata, promocione, manifestime dhe evenimente) me përmbajtje të ndryshme, pjesëmarrës dhe organizatorë, që do të jenë të lidhura me temën e manifestimit të sivjetmë; të përgatisë promocionin e të gjitha masave permanente të Qytetit të Shkupit nga fusha e transportit të qëndrueshëm dhe alternativ, kombinimin e transportit dhe mbrojtjes së ambientit jetësor, të lidhura me temën e evenimentit; të përgatisë pjesën përfundimtare të manifestimit – Ditë pa automobila dhe defile e biçikletave. Aktivitetet e parashikuara duhet të jenë

Aktivitetet e parashikuara duhet të jenë inovative, adekuate me temën, frymëzuese, të jenë edukative, argëtuese dhe interesante.   

Për më shumë detaje për këtë thirrje publike në linkun më poshtë