MATURANTËT LUAJTËN KUADRIL NË SHESHIN “MAQEDONIA” 7.6.2018

 

 

 

Në sheshin "Maqedonia", sot /18.05.2018/ u mbajt manifestimi tradicional "Parada e maturës ” ku maturantët  nga Shkupi saktë në mesditë, së bashku me moshatarët e tyre nga më shumë qytete të vendit tonë dhe nga Evropa luajtën “Kuadril” nën tingujt e operës së shtrausit.

 

 

 

Paradën e maturës, e 12-ta me rradhë e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit,Shilegov

- Maturantë, pas përfundimit të arsimit të mesëm ju mbyllni një kapitull në jetën tuaj, por përpara jush hapen shumë mundësi tjera. Nëse një person arrin të ruajë entuziazmin rinor gjatë gjithë jetës, është i pashmangshëm suksesi i tij. Prandaj, mbani entuziazmin dhe energjinë që tash e keni dhe përkushtohuni në atë që punoni në jetë që të mund të arrini suksese - tha Shilegov.

 

 

 

 Ai u premtoi maturantëve se do të punon që Shkupin ta bëjë një qytet modern, më funksional dhe më të sigurt, ku ata do të respektohen dhe vlerësohen dhe do ta shohin dhe do ta ndërtojnë me sukses të ardhmen e tyre.

 

 

 

Në Paradën e maturës sivjet morën pjesë mbi 1.000 nxënës nga 22 shkolla të mesme në Shkup, si dhe maturantë nga 15 shkolla të mesme nga Ohri, Struga, Strumica, Gjevgjeli dhe Kumanov.

Para fillimit të vallëzimit “kuadril” maturantët dhanë betimin për paqe dhe tolerancë dhe kundër dhunës.

 

 

 

Organizatorë të manifestimit të sivjetmë "Parada e matures" janë Drejtoria për kulturë  dhe art - Shkup në bashkëpunim me klubin vallëzues "Ritam Plus", ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit. Mbështetës i kësaj ngjarje tradicionale është Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.