SHILEGOV: SHITESVE ILEGAL U DHAMË KOHË TË MJAFTUESHME DHE HAPËSIRË 7.6.2018

 

 

Qyteti i Shkupit nuk do të tërhiqet nga qëllimi për t'i pastruar trotuaret e Bit pazarit nga të gjitha pengesat që pengojnë trafikun normal për të gjithë pjesëmarrësit - këmbësorët, çiklistët dhe shoferët. Kryetari Shilegov sot në konferencën për media ku morën pjesë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, edhe një herë theksoi se me largimin e shitësve ilegal në trotuarin e bulevardit Krste Misirkov te Bit pazari do të zgjidhet ky problem shumëvjeçar.

Ai u bëri thirrje shitësve të cilët këto ditë po i bllokojnë rrugët ta pranojnë dorën e zgjatur dhe të vazhdojnë të punojnë në kuadër të Bit pazarit duke i shfrytëzuar kushtet e volitshme të ofruara.

-Deri tani kemi realizuar disa takime me shitësit e tezgave të vendosura në mënyrë jo ligjore te Bit Pazari. Prej fillimit të shkurtit të këtij viti jemi vazhdimisht në kontakt dhe kemi mbajtur takime me përfaqësuesit e këtyre shitësve. Shpërndamë edhe fletëpalosje me të cilat informuam për përfitimet që Qyteti u ofron këtyre shitësve. Patëm edhe tribunë të përbashkët ku morën pjesë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, përfaqësues të "Skopski Pazar" - SHA Shkup dhe esnafët e Çarshisë së Vjetër që u mbajt në Odën zejtare para më shumë se një muaji. U mundësuam tezga falas për dy muaj shitësve që do të hyjnë në treg dhe do të vazhdojnë të punojnë në ato tezga. Mundësuam të gjithë të jenë të barabartë, me kushte të barabarta për të punuar në treg. Them haptazi se i kushtojmë vëmendje të barabartë zhvillimit të të dyja anëve të Vardarit. Rregullat dhe rendi duhet të vlejnë kudo - tha kryetari Shilegov.

 

 

Shilegovi shpjegoi se bëhet fjalë për jo më shumë se 30 shitës në tezga ilegale në trotuarin e bulevardit Krste Misirkov, të cilët kanë mundësi të marrin tezga pa pagesë në tregun e Bit Pazarit. Për momentin, aty ka 130 tezga të lira që këta shitës mund t'i marrin.

- Nuk duam të lëmë askend pa punë ose ta pengomjë atë që ta shesë mallin e tij. Prandaj, parashikojmë një periudhë tranzicioni me përfitime në mënyrë që të mund të gjithë të gjinden. Këtë hap e kemi ndërmarrë me qëllim që t'i kthejmë blerësit në Bit pazar dhe të sigurojmë qasje më të lehtë në tezga dhe dyqane. Sjellja e rendit në këtë vend do të thotë siguri më e madhe dhe qytet më funksional. Nuk kam asnjë obligim për të lejuar tezga falas për tregtarët por unë kam obligim t'i rregullojë trotuaret, dhe për t'u mundësuar qasje qytetarëve në treg. Aktualisht ekzistojnë kushte jo fer midis shitësve të tezgave të paligjshme në trotuare dhe tregatarëve në treg. Obligimi ynë është të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë. Tregtarët në Pazar dhe dyqangjinjtë në Çarshi  rregullisht paguajnë për huazimin e tezgave dhe dyqaneve, deri sa shitësit e tezgave ilegale edhe duan të kenë vende ekskluzive të shitjes edhe nuk duan të huazojnë tezga - theksoi Shilegov.

Ai shtoi se përvojat botërore tregojnë se trotuaret e lira dhe të kalueshme sjellin më shumë blerës dhe para për shitësit.

- Kaosi i Bit pazarit i cili është një problem shumëvjeçar duhet të zgjidhet. Qyteti i Shkupit ka vendosur ta rregullojë këtë pjesë të qytetit, dhe për këtë qëllim këtu në këtë pjesë do të rikonstruktohen trotuaret, do të vendosen shtylla dhe zhardiniera, do të rregullohet stacioni i taksive, do të mbillen rreshte drurësh, do të rikonstruohen dhe ndriçohen pasazhet e bulevardit drejt Çarshisë dhe do të lirohen trotuaret nga tezgat ilegale. Përsëri po e theksoj se qëllimi ynë është të ndërtojmë së bashku një raport partneriteti, ku askush nuk do të jetë i dëmtuar, as tregtarët as përdoruesit e rrugës. Besojmë se qytetarët tanë shumë shpejt do të njohin përfitimet e do ta mirëpresim këtë iniciativë që më në fund të zgjidhen  problemet me të cilat qytetarët e Shkupit po përballen qe sa vite - tha sot kryetari  Shilegov.