Deri tani në qytetin e Shkupit kanë arritur mbi 2800 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikleta 6.6.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se nga Thirrja Publike e shpallur (2.04.2018) deri më tani kanë arritur 2.860 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletës, që flet për interesim të madh të qytetarëve për marrjen e mjeteve për kompensimin e një pjese të shpenzimeve.

Sipas mjeteve të planifikuara për këtë qëllim në buxhetin e Qytetit të Shkupit, ju informojmë se ende kanë mbetur mjete për rreth 300 kërkesa.

Mjetet që do të subvencionohen nga Qyteti i Shkupit janë në lartësi prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe 50% të vlerës së biçikletës së adaptuar për personat me invalidet trupor jo më shumë se 90.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, janë parashikuar 10 milionë denarë, prej të cilave 9 milionë denarë janë për subvencione biçikletash, ndërsa 1 milion denarë për biçikleta të përshtatura për personat me invalidët trupor.

Thirrja publike realizohet sipas principit "i pari i ardhur, shërbehet i pari".

Subvencionimi i qytetarëve për blerjen e biçikletave është një nga masat e Qytetit të Shkupit për promovimin e biçikletës si mjet rekreativ dhe mjete për transport, përdorimi i të cilave ka shumë përfitime: është mjet financiarisht i kapshëm, ekonomikisht i qëndrueshëm dhe mjete transportues ekologjik, kontribuon në uljen e bllokimit të trafikut, si dhe në uljen e ndotjes së ajrit ambiental.