SHKUPI FITOI EKO AUTOBUS - MERCEDES 5.6.2018

 

Kryetari Shilegov dhe Mihailo Zografski, drejtori për shitje të automjeteve komerciale të Mak Autostar, sot nënshkruan marrëveshje për përdorimin në periudhë prove të autobusit Mercedes në transportin e qytetit. Nënshkrimi u realizua në ambientet e sallonit për shitje Mak Autostar (rruga “Industriska” numër 2) ku morën pjesë edhe drejtori i NQP “Shkup”, Kristijan Çushkov dhe përfaqësuesi i Mercedesit nga Gjermania, Darko Cvijanoviç. 

 

- Shkupi meriton transport të autobusëve që nuk do të ndot ajrin, do të jetë me efikasitet energjetik dhe do të përmbushë plotësisht nevojat e qytetarëve që e përdorin atë. Për këtë qëllim, ne nënshkruam kontratë me Mak Autostar për përdorim në periudhë prove të një autobusi me gaz nga prodhuesi Mercedes Benz, për një periudhë prej dy muajsh. Autobusi është bërë sipas trendëve të fundit teknologjike në këtë industri. Është autobus me efikasitet energjetik, i dedikuar ekskluzivisht për transport publik, me shpenzim të reduktuar të gazit - theksoi Shilegov.

Krahasuar me shpenzimin e autobusëve të vjetër - dizel, ky autobus do të harxhojë pothuajse 50% më pak karburant, gjë që do të zvogëlojë shpenzimet e NQP. Dhe përparësia më e madhe e këtij autobusi është emiton shumë më pak CO2 dhe pothuajse aspak nuk e ndot ajrin.

 

- Muajin e kaluar kemi nënshkruar kontratë për përdorimin në provë të autobusëve elektrikë për një periudhë prej gjashtë muajsh, të destinuar për linjën numër 15, ndërsa ky autobus do të qarkullojë në linjën 5 për 2 muajt e ardhshëm. Këto janë mundësi të shkëlqyeshme që do të na pasurojnë me përvoja të reja për qytetin, që  mund t'i përdorim ato më tutje në planifikimin e modernizimit të transportit publik urban. Angazhimi ynë është të krijojmë transport publik që është ekonomikisht efikas dhe nuk e ndot ajrin – tha  Shilegov.

 

 

 

Shilegov gjithashtu theksoi se zgjidhja e problemit shumëvjeçar me transportin publik në Shkup është pjesë e listës së prioriteteve të Qytetit dhe se këtë vit nga Buxheti i Qytetit janë parashikuar subvencione për blerjen e eko-autobusëve në vlerë prej 100 milion denarë për NQP dhe 20 milion për transportuesit privatë. Autobusi i ri Mercedes Benz CITARO CNG lëshon më pak gazra sesa motorët Euro 6 dhe kështu ndotja reduktohet në minimum. Ky autobus ka sistem të "uljes" automatik në stacionet e autobusëve, sensorë për drita dhe shi, mundësi për mbushje të telefonave celular dhe kamera për të monitoruar pjesën te shoferi dhe për evidentimin e biletave.