KËTO JANË FITUESIT E LIGAVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN SHKOLLOR 2017/201 5.6.2018

 

Në ndeshjet e fundit të njohura si FAJNLL FOR që më 3 dhe 4 maj u luajtën në sallat sportive të shkollës së mesme "Zef Lush Marku" u veçuan ekipet më të mira në ligat e shkollave të mesme  të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2017/2018 në ekipet sportive futsall, hendboll , basketboll dhe volejboll, në konkurrencën për djem dhe vajza. Gjatë këtij viti shkollor në sistemin e garave në shkollat ​​e mesme në Shkup, morën pjesë  245 ekipe, dhe u luajtën më shumë se 1. 000 ndeshje ku u  përfshinë rreth 6.000 nxënës nga 29 shkolla të mesme nga Shkupi.

 


Sipas rezultateve të ndeshjeve finale, në futsall – në konkurrencën e djemve, më të mirët ishin tre ekipet e mëposhtme:

 

Vendi i parë: SHMQSH "Cvetan Dimov"
Vendi i dytë: SHMQSH "Zef Lush Marku"
Vendi i tretë: SHMQSH"Arseni Jovkov"

Në futsal – për vajza, ekipet më të mira dolën:

Vendi i parë: Shkolla e mesme "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMQSH "Orce Nikolov"
Vendi i tretë: SHMQSH "Lazar Tanev"

Në hendboll – për vajza, tri vendet e para i fituan:

Vendi i parë: Shkolla e mesme "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMQSH "Nikola Karev"
Vendi i tretë: SHMQSH "Vasil Antevski - Dren"

Në ekipet e hendbollit – për djem, ekipet më të mira:

Vendi i parë: Shkolla e mesme "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMQSH "Josip Broz Tito"
Vendi i tretë: SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin"

 

Në volejboll- për djem, tre vendet e para i fituan:


Vendi i parë: Shkolla e mesme "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMQSH "Zdravko Cvetkovski"
Vendi i tretë: SHMQSH "Zef Lush Marku"

Në volejboll – për vajza, rezultati më i mirë u shënua nga ekipet:

Vendi i pare: SHMQSH "Nikola Karev"
Vendi i dytë: SHMQSH "Orce Nikolov"
Vendi i tretë: SHMQSH "Josip Broz-Tito"

Në basketboll-për djem, ekipet më të mira dolën:

Vendi i parë: SHMQSH "Orce Nikolov"
Vendi i dytë: SHMQSH "Arseni Jovkov"
Vendi i tretë: SHMQSH "Nikola Karev"

Në garën e basketbollit për vajza, më të mirët u veçuan:

Vendi i parë: SHMQSH "Orce Nikolov"
Vendi i dytë: Shkolla e mesme "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i tretë: SHMQSH "Arseni Jovkov"

 

 

Kampioni i qytetit dhe i plasuari i dytë nga rajoni i Shkupit, që është më i madhi në Maqedoni, do të marrin pjesë në ndeshjet finale në nivel shtetëror, gjegjësisht në kampionatin e shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia - Gjimnaziada që do të mbahet në Tetovë nga 10 deri më 12 maj të këtij viti.