
U NDANË ÇMIME PËR FITUESIT E LIGAVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT 27.6.2018
Sot /13.06.2018, e mërkurë / në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit u ndanë mirënjohje për ekipet më të mira në ligat e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit.
Para të pranishmëve morri fjalën edhe kryetari Shilegov.
- Gjatë këtij viti shkollor në sistemin e garave në shkollat e mesme në Shkup morën pjesë 245 ekipe, dhe u luajtën mbi 1000 ndeshje në të cilat morën pjesë mbi 6000 nxënës nga 30 shkolla të mesme nga Shkupi. Ata garuan në 10 ligat që u mbajtën gjatë gjithë vitit shkollor, deri në ndeshjet finale që u zhvilluan në maj. Nga këto gara fituam kampionë të qytetit në të gjitha sportet kolektive dhe të njëjtit së bashku me fituesit e vendeve të dyta na përfaqësuam në garat në nivel shtetëror - tha Kryetari Shilegov.
Shilegov potencoi se do të vazhdojë praktika e deritanishme dhe ekipet më të mira të garave nga shkollat e mesme do të dërgohen për të garuar me ekipet e qyteteve të binjakëzuara, kështu në tetor ekipet më të mira do të marrin pjesë në garat me bashkëmoshatarët e tyre nga Nuremberg. Vitet e fundit nxënësitkanë marrë pjesë në garat sportive në Nish, Beograd, Sofje, Lubjanë, Zagreb dhe Stamboll.
Në ligat e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2017/2018 janë arritur rezultatet e mëposhtme:
Futsal – meshkuj
Vendi i parë: SHMSH "Cvetan Dimov"
Vendi i dytë: SHMSH "Zef Lush Marku"
Vendi i tretë: SHMSH "Areseni Jovkov"
Futsal - femra, si më të mirat u veçuan:
Vendi i parë: SHSHKF"Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMSH "Orce Nikollov"
Vendi i tretë: SHMSH "Llazar Tanev"
Në hendboll - femra, tri vendet e para i fituan:
Vendi i parë: SHSHKF "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMSH "Nikolla Karev"
Vendi i tretë: SHMSH "Vasil Antevski - Dren"
Në hendbollit – meshkuj, më të mira ishin ekipet:
Vendi i parë: SHSHKF "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMSH "Josip Broz Tito"
Vendi i tretë: SHMSH "Rade Jovçevski-Korçagin"
Në volejboll – meshkuj, tre vendet e para i fituan:
Vendi i parë: SHSHKF "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i dytë: SHMSH "Zdravko Cvetkovski"
Vendi i tretë: SHMSH "Zef Lush Marku"
Në volejboll - femra, rezultat më të mirë arritën ekipet:
Vendi i pare: SHMSH "Nikolla Karev"
Vendi i dytë: SHMSH "Orce Nikollov"
Vendi i tretë: SHMSH "Josip Broz-Tito"
Në basketboll – meshkuj, më të mirët ishin ekipet:
Vendi i parë: SHMSH "Orce Nikollov"
Vendi i dytë: SHMSH "Arseni Jovkov"
Vendi i tretë: SHMSH "Nikolla Karev"
Në basketboll femra, si më të mira u ndanë:
Vendi i parë: SHMSH "Orce Nikollov"
Vendi i dytë: SHSHKF "Metodi Mitevski-Brico"
Vendi i tretë: SHMSH "Arseni Jovkov"
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK