NJOFTIM PËR THIRRJE TË HAPURA PËR PJESËMARRJE TË ARTISTËVE NË PUNËTORI DHE QËNDRIM ARTISTIK 4.6.2018

Qyteti i Shkupit u kyç si partner në projektin evropian Kreart (CreArt - http://creart-eu.org) i mbështetur nga programi i Komisionit Evropian "Evropa Krijuese".

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, Qyteti i Shkupit, i informon artistët që jetojnë dhe punojnë në Shkup se janë hapur tre (3) thirrje për pjesëmarrje të artistëve në kuadër të aktiviteteve që realizohen në projekt.

 

1.Thirrje për artistë të rinj nën 35 vjeç të cilët vijnë nga qytetet –pjesëmarrëse në projektin KREART, të aplikojnë në punëtorinë artistike që do të mbahet në Zagreb, Kroaci nga data 17 deri më 20 tetor 2018 në Muzeun e artit bashkëkohor. Tema e punëtorisë është " Fotografia artistike si material skulpturor në artin bashkëkohor”, mentor i punëtorisë është skulptori akademik Kristian Kozhul , ndërsa kurator i punëtorisë është Lea Vene.


Paraqitja për pjesëmarrjen e artistëve të interesuar është direkt nëpërmjet veb faqes së projektit dhe bëhet drejtpërdrejt me plotësimin  e aplikacionit on-line në linkun e mëposhtëm:https://creart2-eu.org/open-calls/artist-workshop-in-zagreb-the-use-of-photography-as-a-sculptural-material-in-contemporary-art.


Afati për paraqitje është deri më 29 qershor 2018.

Përzgjedhja e artistëve do të bëhet nga partneri i Qytetit Zagreb, Kroaci.

 

2. Thirrje për artistët që vijnë nga qytetet pjesëmarrëse në projektin Kreart për të aplikuar për qëndrim artistik në Kaunas, Lituani, që do të mbahet nga data 26 shtatori deri më 26 tetor 2018. Regjistrimi për pjesëmarrjen e artistëve të interesuar është drejtpërdrejt përmes faqes së internetit të projektit dhe bëhet direkt duke plotësuar aplikacionin on-line në linkun vijues ku është publikuar edhe thirrja me kushtet për pjesëmarrje:  https://creart2-eu.org/open-calls/crert-artist-in-residence-in-kaunas-lithuania-september-26-october-26-2018

Afati i fundit për aplikim është deri më 20 qershor 2018.
Përzgjedhja e artistëve do të bëhet nga partneri i Qytetit të Kaunas, Lituani.

 3.Gjithashtu, Qyteti Ruen e vazhdoi thirrjen për artistë të cilët vijnë nga projekti qytetet pjesëmarrëse në projektin - KREART që të paraqiten për të marrë pjesë në ekspozitën duale dhe qëndrim të shkurtër artistik në Ruen, Francë që do të mbahen në këto termine: Qëndrimi i shkurtër artistik ( Dual Artist in residence) do të mbahet nga data 19 nëntor deri më 30 nëntor 2018, dhe ekspozita duale (Dual exhibition) që do të mbahet nga 30 nëntor 2018 deri më 18 janar 2019. Aplikimet për pjesëmarrjen e artistëve të interesuar bëhet direkt nëpërmjet faqes së internetit të projektit dhe bëhet drejtpërdrejt me plotësimin e aplikacionit on-line në linkun e mëposhtëm: https://creart2-eu.org/open-calls/dual-exhibition-and-short-air-in-rouen-fr-2018 .

Afati i fundit për aplikim është vazhduar deri më 14 maj 2018.

Përzgjedhja e artistëve do të bëhet nga Qyteti Ruen.

 

Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Kreart (Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike), që është rrjet evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Projekti ka për qëllim të përmbush nevojat specifike nga institucionet kulturore evropiane dhe artistët për të maksimizuar kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet pamore mund t'i bëjnë me mbështetje më të mirë për artistët, menaxherët, industrinë dhe publikun e gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, ekspozojnë dhe kënaqen në veprat artistike, si dhe duke u mundësuar qasje në trajnime nëpërmjet seminareve, punëtorive dhe programe kërkimore. Udhëheqësi i projektit është qyteti Valladolid nga Spanja, dhe në projekt  marrin pjesë 12 partnerë.